Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Top Channel: Aktivistët e huaj në fushatën “Mbro Zemrën Blu të Evropës”

Zhvillohet protesta e kajakistëve në Vjosë me motivin mbro zemrën blu të Evropës. “Ne i drejtohemi vendimmarrësve sepse ata janë njerëzit që duhet të kenë një vizion ndryshe për zhvillimin e zonës dhe për mbrojtjen  e natyrës. Vizioni ndryshe për ne nënkupton krijimin  një master-plani të qartë të lidhur me prodhimin e energjisë ku do të përcaktohen dhe zonat ku mund të ndërtohen digat dhe ku jo për arsye të vlerave natyrore, sociale, ekonomike etj..

CategoriesNe Media

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.

CategoriesNe Media Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Turi i lumenjve të Ballkanit mbërrin në Shqipëri

Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa, që janë nisur 26 ditë më parë nga Sllovenia, kanë mbërritur në rrjedhën e Vjosës. Ata kanë përshkruar mbi 17 lumenj nga vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rendësin e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë. Porta e parë pritëse për turin në Shqipëri ishte Valbona, e më pas Osumi dhe në finale Vjosa.