Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

STOP Urbanizimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

Tiranë, datë 14 prill 2017. Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta shpreh shqetësimin e lartë në lidhje me propozimin për ndërtimin e një qendre urbane në zemër të Parkut Kombëtar dhe në shkatërrim të vlerave të tij.Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga Zonat e Mbrojtura më të njohura, me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare dhe njëkohësisht territori natyror më i ruajtur në Shqipëri. Si i tillë Parku mbrohet jo vetëm nga legjislacioni shqiptar por edhe nga disa konventa ndërkombëtare si: Konventa Ramsar, e Bernës, ESPOO, etj. Githashtu Divjakë-Karavastaja është zonë përbërëse e Rrjetit Emerald, Zonës e Rëndësishme për Shpendët, epiqendër e Larmisë Biologjike dhe e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë.

CategoriesNe Media

Intv.al: Mjedisi drejt shkatërrimit: Moratorium 3 vjeçar për HEC-et

Moratorium 3 vjeçar të zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të HEC-eve në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo është kërkesa qe është bërë publike nga grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” në ditën botërore të ujit. Sipas grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” arsyeja kryesore lidhet me faktin se asnjë vend i mbrojtur, park apo lumë nuk është lënë i paprekur nga ky shpërthim koncesionesh. Kjo ka shkaktuar dëme të mëdha në mjedis por edhe konflikt mes popullatës dhe kompanive ndërtuese.

CategoriesRaporte

STUDIM: Rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri

Gjetjet e paraqitura në këtë studim kanë për qëllim të japin informacion mbështetës për një planifikim të detajuar të aktiviteteve të projektit HELP-CSO, siç është harta ndër aktive e konflikteve, si dhe njëkohësisht të mbështesë organizatat mjedisore vendore, komunitete vendore, qytetarët aktivë, shkencëtarët, fermerët dhe kompanitë energjetike që të përmirësojnë menaxhimin e rasteve konfliktuale lidhur me hidrocentralet në vend.

×