Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Reporter.al: “Nuk mund të ketë Shqipëri të rilindur, pa ndërgjegje qytetare”

Fjala e aktivistit Sokol Çunga në koncertin protestë në Tiranë më 30 tetor 2016, kundër HEC-eve në Valbonë dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri.Nuk jam bërë ndonjë herë pjesë e tribunave, sepse nuk më shkojnë tribunat, por u ngjita sot në këtë skenë bashkë me këtë artistë sepse mes këtyre djemve dhe vajzave, shoh artin e pastër qytetar, artin e zhveshur nga çfarëdolloj nuance politike. Këta janë artistët e ndërgjegjshëm të Shqipërisë, të cilët i bëjnë thirrje qytetarëve nën moton ‘Për Tokën, Për Ujin, Për Ajrin dhe Për Jetën’.

CategoriesNe Media

Top Channel: Valbona, pa asnjë HEC. Qeveria tërhiqet, por jo protestuesit

Qeveria duket se e ka rishikuar qëndrimin e saj për hidrocentralet mbi Valbonë. Tashmë vetëm dy prej tyre do të ndërtohen, edhe ato në përputhje me natyrën dhe kulturën lokale. Por për vet banorët, që duan një Valbonë të virgjër nga ndërhyrjet e njeriut, kjo nuk duket të jetë mjaft. Alarmit të tyre po i bashkohen edhe njerëz të artit dhe politikës.

CategoriesNe Media

Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë

Një grup artistësh nga Shqipëria dhe Kosova, përfshirë Eda Zarin, Elina Dunin, Gent Rushin, Arbent Xhaferin, grupin Jericho etj., do të këndojnë për të protestuar në mbrojtje të Valbonës dhe kundër importit të plehrave në Valbonë dhe Tiranë këtë fundjavë. Dy këngëtaret shqiptare që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, Eda Zari dhe Elina Duni zhvilluan një konferencë të pazakontë për media të enjten më 27 tetor në Tiranë, ku njoftuan angazhimin e tyre qytetar në mbrojtje të lumit të Valbonës nga hidrocentralet dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri krahas aktivistëve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe të banorëve të luginës së Valbonës.

CategoriesNe Media

Eda Zari: Shpëto Valbonën! Shpëto Vjosën! Jo diga!

Nga Eda Zari Artistet Eda Zari dhe Elina Duni së bashku me kolegë të tjerë të mirënjohur si Alban Nimani, Marsela Çibukaj, Genc Salihu etj janë bërë pjesë e fushatës për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Valbonës nga ndërtimi i hidrocentraleve. Të shtunën datë 29 tetor së bashku me artistë të tjerë, kanë organizuar një […]

CategoriesNe Media

27.al: Ekspertët e pavarur: Shkelje të rënda të lejeve mjedisore në HEC-et e Valbonës

Një grup ekspertësh mjedisi prej 9 personash me tituj shkencorë kanë bërë ekspertizë të pavarur nëse leja mjedisore e dhënë në vitin 2013 për ndërtimin e dy HEC-ve në Dragobi, është bazuar në argumente shkencore. Kjo ekspertizë e kohëve të fundit e dhënë nga Dr. Abdulla Diku, Prof. Dr. Anila Paparisto, Prof. Dr. Aleko Miho Dr. Ermelinda Mahmutaj, Prof. Dr. Ferdinand Bego, Prof. Dr. Lulëzim Shuka, Msc. Olsi Nika, Prof. Dr. Petrit Hoda dhe Prof. Dr. Spase Shumka arrin në përfundimin se leja mjedisore për dy hidrocentralet e kontratës së parë në Dragobi përmban shumë mangësi dhe përfundime me të meta të rënda ne studimin mjedisor.