Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Top Channel: Aktivistët e huaj në fushatën “Mbro Zemrën Blu të Evropës”

Zhvillohet protesta e kajakistëve në Vjosë me motivin mbro zemrën blu të Evropës. “Ne i drejtohemi vendimmarrësve sepse ata janë njerëzit që duhet të kenë një vizion ndryshe për zhvillimin e zonës dhe për mbrojtjen  e natyrës. Vizioni ndryshe për ne nënkupton krijimin  një master-plani të qartë të lidhur me prodhimin e energjisë ku do të përcaktohen dhe zonat ku mund të ndërtohen digat dhe ku jo për arsye të vlerave natyrore, sociale, ekonomike etj..

CategoriesNe Media Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”

Turi i lumenjve të Ballkanit mbërrin në Shqipëri

Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa, që janë nisur 26 ditë më parë nga Sllovenia, kanë mbërritur në rrjedhën e Vjosës. Ata kanë përshkruar mbi 17 lumenj nga vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rendësin e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë. Porta e parë pritëse për turin në Shqipëri ishte Valbona, e më pas Osumi dhe në finale Vjosa.

CategoriesNe Media

Botapress: Zëri i Tropojës, JO hidrocentraleve në rrjedhën e Valbonës

“Jo Hidrocentraleve në Valbonë”, ishte moto e reagimit të sotëm kundër Vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Valbona. Ekologët protestues të ardhur nga disa shtete të Evropës, por edhe nga SHBA-ja, pas një turneu nëpër disa vende të Ballkanit, kishin ardhur edhe në Shqipëri, për të ngritur zërin dhe solidarizuar me vendësit, për ta penguar vendimin e Qeverisë shqiptare, për ndërtimin e hidrocentraleve në Grykën e Valbonës, përkatësisht në rrjedhën e lumit të Valbonës.

CategoriesNe Media

Radio Tirana: PE jo HEC-e në Vjosë dhe zona të mbrojtura

Nga Oralda Lahe / Radio Tirana Të ftuar në Radio Tirana për të folur mbi Rezolutën e Parlamentit Europian, ku specifikisht “i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të kontrollojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore si në lumin Vjosa ashtu dhe në zonat e mbrojtura për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese”. Për […]