Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Intervistë @Radio Tirana: nismat e fundit për mbrojtjen e Vjosës

Lumi Vjosa, një ndër pasuritë natyrore më me vlerë për Evropën është i rrezikuar tashmë nga ndërtimi i pakontrolluar i projekteve hidroenergjetike. Vizioni i organizatave mjedisore, banorëve dhe qeverisjes vendore për të ardhmen e lumit është shpallja e tij Park Kombëtar sipas standardeve Evropiane duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet turizmit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Ambasadori zviceran dhe shefi i zyrës së Këshillit të Evropës vizitojnë banorët e prekur nga HEC-i i Poçemit

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në fshatin Kutë, të bashkisë Mallakastër, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,  z. Christoph Graf,  shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch si dhe eksperti për çështje të demokracisë direkte, z. Andreas Gross, së bashku me kryetarin e Bashkisë ,z. Agron Kapllanaj, u interesuan për nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për ndërtimin e HEC- Poçem.

CategoriesAktivitete AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Njësitë e qeverisjes vendore së bashku për Vjosën

Pas realizimit të turit të takimeve me banorët e prekur nga hidrocentrali i Poçemit, në zonën e Mallakastrës dhe Selenicës, EcoAlbania organizoi më 27 janar 2017 një tryezë të përbashkët diskutimi me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore të luginës së Vjosës, për të ndarë shqetësimet dhe për të krijuar një rrjet bashkëpunimi në lidhje […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Banorët e prekur nga ndërtimi i HEC-it të Poçemit kërkojnë dëgjesë publike

Pas mungesës së konsultimeve me publikun mbi ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit dhe neglizhencës nga ana e autoriteteve për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, banorët e fshatrave më të prekur nga ndërtimi i digës së Poçemit i kërkojnë qeverisë të mbajë dëgjesat publike në zonë. Sipas informacioneve që EcoAlbania ka mundur të sigurojë në rrugë zyrëtare rezulton se dëgjesa publike për hidrocentralin e Poçemit është mbajtur më 28 shkurt 2015 në qytetin e Fierit.

CategoriesNjoftime për shtyp

Jo diga në Vjosë, Jo digës së Poçemit

14.07.2016, Poçem, Mallakastër. Banorët e luginës së Vjosës, kryesisht nga Kuta e Mallakastrës protestuan sot në rrugën nacionale Levan-Tepelenë pranë fshatit Poçem kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Kjo nuk është protesta e parë që ata organizojnë ku me mbështetjen e organizatave mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare e kanë kundërshtuar që nga […]