Komuniteti i Energjisë hap procedurat për zgjidhjen e çështjes së hidrocentraleve në Vjosë

Tiranë, 16 shtator 2020. Komuniteti i Energjisë fillon procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Shqipërinë për mosrespektimin e Traktatit e krijimit të Komunitetit të Energjisë dhe veçanërisht me nenet 5, 6 dhe 8 të saj lidhur me projektet e hidrocentraleve në Vjosë.  Me anë të një letre të hapur drejtuar qeverisë shqiptare, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë adreson shqetësimin e tij në lidhje me vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe konsultimin me publikun  për hidrocentralin e Poçemit si dhe njofton hapjen e procedurës paraprake, për ti dhënë mundësi qeverisë (për një afat kohor prej 2 muajsh) të informojë Komisariatin në lidhje me proceduat e ndjekura për konçesionin e hidrocentralit të Poçemit.

Kjo letër vjen në vijimësi të ankesës së paraqitur më 29 shkurt 2019, nga tre organizatat EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur. Të cilat drejtojnë fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri  “Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në betejën kundër hidrocnetraleve në lumin Vjosa. Qeveria Shqiptare jo vetëm ka shkelur ligjet shqiptare me projektin e Poçemit por edhe rregullat e  Komunitetit të Energjisë. Ne besojmë se Komuniteti i Energjisë do të ndjekë me interes edhe pocesin e projektit të Kalivaçit i cili është në fazë vlerësimi nga Ministria e Mjedisit.”, tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.

Lumi Vjosa, zona e prekur nga hidrocentrali i Poçemit (c) G. Subic

Lumenjtë shqiptarë janë identifikuar si “Zemra e blu e Evropës” dhe si të tillë përfaqësojnë një trashëgimi natyrore për të gjithë kontinentin. Lumi Vjosa në Shqipëri është “kurora” e këtyre lumenjve. Ajo është lumi i fundit në Evropë që ende rrjedh i lirë.

Informacion shtesë:

Shqipëria është pjesë e Komunitetit të Energjisë që nga viti 2006. KE është një organizatë ndërkombëtare e përbërë nga BE, e përfaqësuar nga Komisioni Evropian dhe vendet e Evropës Juglindore. Ajo synon të zgjerojë tregun e brendshëm të energjisë në Evropën juglindore dhe në rajonin e Detit të Zi. Si anëtare e Traktatit, Shqipëria është e detyruar të përmbushë disa kërkesa në aspektin e politikës energjetike duke përfshirë këtu Direktivën për VNM-në.