Shqipëria dështon në përmbushjen e kërkesave të Komunitetit të Energjisë

++Organizatat mjedisore ankimim kundër Shqipërisë në Komunitetin e Energjisë për HEC-et e Kalivaçit dhe Poçemit++

Tiranë, Radofzell, Vienë, 26 shkurt 2019. Një ankesë kundër qeverisë shqiptare u dërgua sot në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur, tre organizata që drejtojnë fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, kanë adresuar shqetësimin e tyre se procedurat për projektet e hidrocentraleve Kalivaç dhe Poçem nuk janë kryer në përputhje me rregullat e Komunitetit të Energjisë.

Vjosa (c) Gregor Subic
Vjosa (c) Gregor Subic

Për Komunitetin e Energjisë, kjo është ankesa e parë kundër Shqipërisë lidhur me hidrocentralet. Ankesa trajton shkeljet e Direktivës së BE-së mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) lidhur me projektet hidro-energjetike Kalivaç dhe Poçem. Direktiva e VNM-së është pjesë përbërëse e kornizës rregullative të Komunitetit të Energjisë. Për më tepër, kompania dhe autoritetet publike nuk kanë përmbushur kriteret e konsultimeve publike. Ankesa thekson shkeljet e dukshme të rregullave të Komunitetit të Energjisë.

“Kjo është një tjetër mënyrë që ne po përdorim në luftën tonë të gjatë kundër projekteve të hidrocentraleve në lumin Vjosa. Ne besojmë se qeveria shqiptare po thyen jo vetëm ligjin shqiptar, por edhe angazhimin e saj nën Komunitetin e Energjisë me projektet e Kalivaçit dhe Poçemit. Projektet nuk janë as të realizueshme pasi kostot sociale dhe mjedisore nuk janë vlerësuar siç duhet”, tha Olsi Nika nga EcoAlbania.

“Ne presim që Komuniteti i Energjisë të hapë çeshtjen kundër Shqipërisë brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Nëse kjo ndodh, projektet e hidrocentraleve duhet të ndalen”, tha Ulrich Eichelmann nga RiverWatch.

Lumenjtë shqiptarë janë identifikuar si “Zemra e blu e Evropës” dhe si të tillë përfaqësojnë një trashëgimi natyrore për të gjithë kontinentin. Lumi Vjosa në Shqipëri është “kurora” e këtyre lumenjve. Ajo është lumi i fundit në Evropë që ende rrjedh i lirë. “Lumi Vjosa dhe degët e tij janë të rrallë. Ky rrjet lumor nuk gjendet në më në Evropë. Prandaj, duhet të mbrohet dhe t’mos shkatrohet nga hidrocentralet”, tha Gabriel Schwaderer, Drejtor Ekzekutiv i EuroNatur.

Informacion shtesë:

Shqipëria është pjesë e Komunitetit të Energjisë që nga viti 2006. KE është një organizatë ndërkombëtare e përbërë nga BE, e përfaqësuar nga Komisioni Evropian dhe vendet e Evropës Juglindore. Ajo synon të zgjerojë tregun e brendshëm të energjisë në Evropën juglindore dhe në rajonin e Detit të Zi. Si anëtare e Traktatit, Shqipëria është e detyruar të përmbushë disa kërkesa në aspektin e politikës energjetike duke përfshirë këtu Direktivën e për VNM-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *