#Protect water – mbroni ujin

Të gjithë kemi nevojë për ujë për të mbijetuar, por pa lumenj, liqene dhe laguna të shëndetshme, nuk ka ujë.


Burimet e ujit në Evropë mbrohen nga legjislacioni i BE, por shumë qeveri të shteteve anëtare duan t’i dobësojnë këto ligje. Së bashku ne duhet ta ndalojmë këtë gjë.


Komisioni Evropian tani kërkon mendimin tuaj përmes konsultimit publik. Kjo është mundësia juaj e vetme për t’i treguar atyre që të përforcojnë ligjet për ujin.


Ne kemi përgatitur përgjigjet që do të siguronin mbajtjen e ligjit të ujit të fortë, për t’ia dërguar Komisionit Evropian në emrin tuaj.


Ju lutem plotësoni detajet tuaja dhe klikoni “VEPRO TANI”.


Cili është problemi?


Sipas të dhënave të fundit, 60 % e lumenjve, përrenjve, liqeneve dhe ligatinave të Evropës nuk janë të shëndetshme. Për dekada ne i kemi shktatërruar, ndotur dhe përdorur ujin në mënyrë të papërgjegjshme.

Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, do të ndikojë në gjithçka, nga gjërat e vogla në jetën e përdishme, të cilat i marrim për të mirëqena, deri në të ardhmen e gjithë industrisë. Gjithashtu do të prekë gjallesat e panumërta të cilat kanë nevojë për këto ekosisteme për të mbijetuar.

Ligji i Ujit të BE-së mbron burimet tona ujore por qeveritë anëtare duan ta dobësojnë atë.

Vepro tani: kërkoji Komisionit Evropian ta mbajnë këtë ligj të fortë.

Kë fajsojmë:

Gjithkush ka një rol për të luajtur, por qeveritë tona po lejojnë që lumenjtë, liqenet dhe ligatinat të shfrytëzohen në mënyra që shkaktojnë dëm të përhershëm. Për shembull, digat dhe infrastruktura të tjera (për hidrocentrale, mbrojtje nga përmbytjet etj), ndërpresin rrjedhën natyrore të lumit dhe ndalojnë riprodhimin e gjallesave. Nga ana tjetër, bujqësia e papërshtatshme ndot dhe mbipërdor ujin.

Nëpërmjet Ligjit të Ujit të BE, qeveritë kanë rënë dakord për t’i dhënë fund këtij shkatërrimi, por kanë dështuar në mbajtjen e premtimeve të tyre dhe për më tepër duan t’a dobësojnë këtë ligj.

Vepro tani: kërkoji Komisionit Evropian ta mbajnë këtë ligj të fortë.

Cila është zgjidhja:


Ndalimi i këtyre dëmtimeve nuk mund të bëhet pa një legjislacion të fortë. Në Evropë, ne kemi një ligj të fortë që mbron lumenjtë tanë, liqenet, ligatinat, përrenjtë, ujërat bregdetare dhe ujërat nëntokësore, e cila është Direktiva Kuadër e Ujit të BE-së. Ajo siguron gjithashtu që deri në 2027, burimet ujore të cilat janë dëmtuar të kthehen në jetë.

Por ndërkohë që ju po lexoni, qeveritë po mundohen ta dobësojnë këtë ligj. Kjo do të ishte një goditje e fortë për lumenjtë tanë, liqenet edhe ligatinat, e çdo gjë që varet prej tyre.

Vepro tani: kërkoji Komisionit Evropian ta mbajnë këtë ligj të fortë.

Një botë pa birrë?


Shumë gjëra ndikojnë në të bërin e birrës suaj të preferuar, por gjithcka fillon me ujë në cilësi të mirë. Megjithatë burimet e ujit në Evropë janë duke u përkeqësuar në një shkallë alarmante.