Durrës, 28 mars 2024. Në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Rilindja” në Durrës, një aktivitet i veçantë mjedisor u organizua për të përshëndetur ardhjen e pranverës dhe kthimin e zogjve shtegtarë. Në këtë aktivitet, u krijua një ushqyes me fara për të ndihmuar zogjtë gjatë periudhës së ndërtimit të foleve. Përmes kësaj iniciative, nxënësit kuptuan rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe u angazhuan në veprimtari që promovoi praktikat e mira mjedisore, nga shkolla deri te natyra që shijojmë gjatë pushimeve.
Në fazën e parë të aktivitetit, këshilla të rëndësishme për të ruajtur mjedisin u ndamën me fëmijët, duke filluar nga shkolla deri te natyra. Nxënësit u udhëzuan për të marrë masa për të mbrojtur mjedisin e tyre, duke përfshirë praktikat e riciklimit dhe përdorimin e shisheve plastike për t’u ripërdorur në mënyra krijuese.
Në fazën e dytë, shishe plastike u përdorën për të krijuar ushqyesit për zogjtë, si një veprim ndërgjegjësimi për të zvogëluar ndotjen e mjedisit dhe për të lehtësuar peshën e hedhjes së tyre në natyrë. Kjo inisiativë përfshiu edukimin për rëndësinë e ripërdorimit dhe ndërgjegjësimin për të kujdesur për mjedisin tonë të përbashkët për të ardhmen.