Kontrolli i Lartë i Shtetit gjen probleme në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Valbona1
Parku Kombëtar i lumit të Valbonës. (c) O. Nika/ EcoAlbania

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka raportuar se zonat e mbrojtura dhe Parqet Kombëtare në Shqipëri janë shfrytëzuar dhe ndikuar negativisht nga aktiviteti i minierave dhe ndërtimi i hidrocentraleve në kundërshtim me ligjin. Këto janë gjetjet e KLSH nga inspektimet e kryera mbi efikasitetin e zonave të mbrojtura.

Sipas KLSH, nuk ka standarde dhe kritere për të përcaktuar sipërfaqet e parqeve natyrore dhe se sa hektar do të mbulojë secili punonjës i administratës së zonave të mbrojtura. Për më tepër, stafi manaxherial ka mangësi në kualifikime dhe detyrat e tyre nuk janë përcaktuar mire.

Raporti thekson dhe mungesën e broshurave, guidave turistike, albumeve dhe publikimeve mbi Parqet Kombëtare, Peizazhet e Mbrojtura, bimët endemike dhe Monumentet e Natyrës.

Administrata e Zonave të mbrojtura nuk mund të përcaktojë numrin e vizitorëve dhe të vendosë tarifa në mënyre që të përfitojë të ardhura për zona të veçanta.

“Ndërtimi i hidrocentraleve në kundërshtim me Konventën për Ruajtjen e Florës dhe Faunës së Egër dhe Mjedisit Natyror Evropian” (Konventa e Bernës) dhe ligjet Shqiptare për mbrojtjen e specieve të rrezikuara në Listën e Kuqe”, Theksohet në raportin final të KLSH.

Ndërkohë, thuhet se subjektet private që kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Parqet Natyrore nuk paguajnë detyrimet ndaj administratës lokale apo qendrore, edhe pse ata janë përdoruesit dhe përfituesit më te mëdhenj të trashëgimisë natyrore.

Artikulli marrë nga: invest-in-albania.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *