Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Rikthehet protesta me kajak për mbrojtjen e Vjosës

Të vendosur mbas një dige simbolike me kajakë, aktivistë të mjedisit, qytetarë dhe kajakistët e lumenjve të Ballkanit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin e Vjosës dhe kanë kërkuar shpalljen e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Evropë. Më pas ata kanë marshuar drejt digës, duke e shkatërruar atë.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Turi i Lumenjve të Ballkanit 3: Protesta, art dhe sporte lumore në lumenjtë e egër

Turi i Lumenjve të Ballkanit, rikthehet për të tretin vit rradhazi në Vjosë për të ndërgjegjësuar politikëbërësit dhe publikun mbi rëndësinë e lumenjve të lirë dhe për ti dhënë zë banorëve të prekur nga zhvilimi pakriter i hidrocentraleve. Balkan Rivers Defence nga Sllovenia dhe EcoAlbania do zhvillojnë disa aktivitete në Luginën e Vjosës dhe në Tiranë nga në datat 7-10 shtator 2018.

CategoriesAktivitete

Politikat për efiçencën energjetike – Vijojnë takimet me të rinjtë e partive politike

Në kuadër të fushatës së edukimit publik lidhur me tematikat e efiçencës dhe performancës së energjisë në vendin tonë, EcoAlbania organizoi më 9 korrik 2018 takimin “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Si pjesë e një seri takimesh, ky ishte takimi i dytë me të rinjtë e forumeve të partive politike, ku përfaqësues të organizatave pjesë e Rjetit të Vigjilencës Mjedisore dhe eksperti i politikave mjedisore ndanë me të pranishmit informacione specifike mbi tematikat energjetike.

CategoriesAktivitete Iniciativa

Takimi i Miqve të Vjosës

Takimi i përstinshëm i Miqve të Vjosës mblodhi sërish miq të vjetër e të rinj. Që prej Marsit kur u realizua takimi i fundit “shumë ujë ka rrjedhur në Vjosë” dhe shumë zhvillime ka patur lidhur me përpjekjet tona për mbrojtjen e saj. Nga ana tjetër zhvillime ka patur edhe në kah të kundërt, ku planet për ndërtimin e HEC-eve në luginë janë rigjallëruar.

CategoriesAktivitete

Politikëbërësit e ardhshëm diskutojnë mbi çështjet e efiçencës së energjisë

 

EcoAlbania ka nisur një seri takimesh mbi “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me anëtarët e forumeve rinore të partive kryesore në vend. Më datë 22.06.2018 në një takim të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë me pjesëmarrjen e të rinjve të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), përfaqësues të EcoAlbanias dhe Qendrës EDEN dhe Z. Erjon Tase nga Akademia e Studimeve Politike kanë diskutuar legjislacionin, politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë, si dhe problematikat që ekzistojnë lidhur me zbatimin e tyre.

×