Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme

Panairi “Rescue food” – Kuzhinierët e ardhshëm ofrojnë alternativa për konsum të përgjegjshëm

25 Maj 2018, Durrës. Një panair i veçantë ushqimor është organizuar nga nxënësit e shkollës së Mesme Teknologjike “Hysen Çela”, Durrës me qëllim ndërgjegjësimin mbi konsumin e përgjegjshëm. Panairi “Rescue food” u shndërrua në një festë e veçantë që shënoi edhe përmbylljen e projektit “Nxitja e sipërmarrjes tek të rinjtë e shkollave të mesme”, me nxënësit e kësaj shkolle.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Filmi “Zemra Blu” shfaqet në Tiranë – Cfarë do të bëje për të shpëtuar lumin tënd…?

‘++Rreth 200 persona ndoqën filmin “Zemra Blu” këtë të Diel në Tiranë – Filmi udhëton edhe pranë komuniteteve të Luginës së Vjosës.++

Tiranë, 7 Maj 2018. Filmi “Zemra Blu” u shfaq mbrëmë në Tiranë për publikun shqiptar, në Kinema Millennium. Premiera e Shqipërisë bëri bashkë rreth 200 persona, qytetarë të Tiranës, vizitorë nga qytete të tjera, miq të Vjosës, përfaqësues të autoriteteve shtetërore, organizata të shoqërisë civile shqiptare e ndërkombëtare, profesorë e studentë, etj.

CategoriesAktivitete Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme

Krijimi i plan-bizneseve sociale dhe projekt-ideve të “Smart City” nga të rinjtë e shkollave profesionale

EcoAlbania po vijon zbatimin e projektit “Nxitja e sipërmarrjes së gjelbër tek të rinjtë e shkollave të mesme” në kuadër të promovimit të Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm. Nxënësit e shkollave të mesme profesionale të hoteleri-turizmit “Hysen Çela”, Durrës, mekanikës “26 Marsi”, Kavajë dhe teknologjisë së informacionit “Gjergj Canco”, Tiranë kanë mirëpritur zhvillimin e orës së dytë mësimore gjatë muajit Mars.

×