Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje AKTIV II – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje Njoftime për shtyp

Zyrtarizohet nisma e shoqërisë civile për ndryshimin e ligjit të koncesioneve për HEC-et

EcoAlbania ka dërguar zyrtarisht kërkesën për ndryshime në Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” duke përcjellë zërin e disa organizatave mjedisore, ekspertëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe banorëve të prekur nga zhvillimi projekteve hidro-energjetike.

CategoriesAktivitete

Prezantohet studimi: Menaxhimi i informacionit mjedisor në Shqipëri

EcoAlbania organizoi takimin e hapur me temë “Rëndësia e përcjelljes së informacionit mjedisor për një qytetari aktive” gjatë të cilit prezantoi studimin “Menaxhimi i Informacionit mjedisor në Shqipëri”. Të pranishmit, OShC mjedisore, gazetarë, studentë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, etj. u njohën me analizën e kuadrit ligjor dhe të menaxhimit të informacionit mjedisor në nivel vendor e kombëtar, bazuar në informacionin e gjeneruar nga Raporti i Gjendjes së Mjedisit i Shqipërisë (RGjMSh).

CategoriesAktivitete

Bashkohu me Turin e Lumenjve të Ballkanit 3 përmes artit

Balkan River Defence fton artistë të fushave të ndryshme të artit, t`i bashkohen nismës së Turit të Lumenjve të Ballkanit, duke transformuar materialeve njerëzore, drurit, gurit, degëve etj. në art. Ne dëshirojmë t`u japim artistëve një mundësi për të shfaqur visionin e tyre, për të prezantuar punën e tyre me publikun dhe për të kontribuar në përpjekjet e tyre për të mbrojtur lumenjtë e egër të Ballkanit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Rikthehet protesta me kajak për mbrojtjen e Vjosës

Të vendosur mbas një dige simbolike me kajakë, aktivistë të mjedisit, qytetarë dhe kajakistët e lumenjve të Ballkanit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin e Vjosës dhe kanë kërkuar shpalljen e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Evropë. Më pas ata kanë marshuar drejt digës, duke e shkatërruar atë.

×