Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete EYES on Vjosa – Angazhimi i të rinjve në sektorin e ekoturizmit në luginën e Vjosës Njoftime për shtyp

Inagurohet stacioni i kampingut dhe sporteve lumore në Vjosë dhe ndërmerret aksioni i ripyllëzimit të parkut të Shelgut në Tepelenë

Sot në Tepelenë u ndërmor aksioni i mbjelljes së pemëve dhe inagurmit të stacionit të kampingut dhe sporteve ujore në parkun e Shelgut në Tepelenë nga EcoAlbania dhe Bashkia e Tepelenës me ndihmën e të rinjve nga lugina e Vjosës.  Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Z. Tërmet Peçi dhe deputeti i zonës Z. Laert Duraj.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Solar në Kutë

Solar në Kutë: Nis punën projekti i parë komunitar në Shqipëri për prodhimin e energjisë diellore

Me praninë e përfaqësuesve të Bashkisë Mallakastër, Ambasadës së Federatës së Zvicrës, EcoAlbania’s dhe banorëve të Kutës sot u zhvillua ceremonia e inagurimit të projektit “Solar në Kutë” në fshatin Kutë, Mallakastër.  “Solar në Kutë është një iniciativë e suksesshme e nisur nga EcoAlbania dhe partnerët e saj ndërkombëtar Euronatur dhe Riverwatch në 2020, për të zbatuar prodhimin e energjisë diellore në fshatin Kutë, në një nga komunitetet e prekur nga projekti i hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosa. Kjo ide nisi si një mënyrë për të dhënë mesazhin e fortë se komunitetet lokale mund të gjejnë alternativa të tjera për të prodhuar energjinë e tyre pa i cënuar jetesën”, tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. 

CategoriesAktivitete

Peticion online: Vjosa Park Kombëtar, e vetmja mënyrë për të mbrojtur Vjosën.

Lumi i fundit i egër në Evropë është në rrezik dhe statusi “Park Kombëtar” është i vetmi nivel mbrojtjeje që mund ta shpëtojë. Pas një dekade përpjekjesh për të mbrojtur lumin Vjosa, mbështetësit e kauzës po mblidhen për t’i kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, sa më parë. Firmos peticionin dhe ndaje me miqtë, në mënyrë që të bashkohen sa më shumë njerëz në këtë përpjekje, për të mbrojtur atë që natyra ka krijuar në mijëra vite.

CategoriesAktivitete

Protesta në Përmet kundër kërkimit për naftë në Luginën e Vjosës

Qytetarë të Përmetit, operatorë turistikë dhe organizata mjedisore protestuan të martën në Sheshin “Abdyl Frashëri” duke kërkuar ndalimin e kërkimeve për naftë nga ana e kompanisë Shell. Kërkimet që po realizohen nga kjo kompani për naftë apo gaz, në Luginën e Vjosën janë kthyer në një shqetësim për banorët e zonës e njëkohësisht edhe për […]

CategoriesAktivitete

BE kërkon çështjen “Vjosa Park Kombëtar” në Progres Raportin për Shqipërinë

Fiks në kohën para zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, Parlamenti Evropian ka marrë një qëndrim mbi kauzën “Vjosa Park Kombëtar”. Më 25 Mars, Parlamenti Evropian miratoi Progres Raportin e vitit 2021 Shqipërisë në të cilin “ata nxisin qeverinë [shqiptare] të minimizojë ndikimin në biodiversitet duke ndaluar zhvillimin e energjisë hidrike në zonat e mbrojtura, veçanërisht […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Fitues alternativë të çmimit Nobel mbështesin kauzën Vjosa Park Kombëtar

Kohët e fundit, dhjetë fitues të Çmimit Alternativ Nobel – përfshirë Profesorin e mirënjohur Dr. Michael Succow – i drejtuan dhe nënshkruan një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Presidentit shqiptar Ilir Meta dhe disa përfaqësuesve të BE, duke u kërkuar këtyre politikanëve udhëheqës të mbrojnë lumin Vjosa dhe të fillojnë përgatitjet për ta shpallur atë “Parkun e parë Kombëtar të një Lumi të egër në Evropë”. Më konkretisht, ata u bëjnë thirrje politikanëve të ruajnë të gjithë luginën e lumit, duke përfshirë degët e saj dhe që mbrojtjet e parkut kombëtar t’i përmbahen standardeve të IUCN.

×