Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Solar në Kutë

Solar në Kutë: Nis punën projekti i parë komunitar në Shqipëri për prodhimin e energjisë diellore

Me praninë e përfaqësuesve të Bashkisë Mallakastër, Ambasadës së Federatës së Zvicrës, EcoAlbania’s dhe banorëve të Kutës sot u zhvillua ceremonia e inagurimit të projektit “Solar në Kutë” në fshatin Kutë, Mallakastër.  “Solar në Kutë është një iniciativë e suksesshme e nisur nga EcoAlbania dhe partnerët e saj ndërkombëtar Euronatur dhe Riverwatch në 2020, për të zbatuar prodhimin e energjisë diellore në fshatin Kutë, në një nga komunitetet e prekur nga projekti i hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosa. Kjo ide nisi si një mënyrë për të dhënë mesazhin e fortë se komunitetet lokale mund të gjejnë alternativa të tjera për të prodhuar energjinë e tyre pa i cënuar jetesën”, tha Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. 

CategoriesRaporte Solar në Kutë

Fushata Solar në Kutë

Fushata ‘Solar në Kutë’, është një iniciativë e organizatave partnere EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, e cila filloi zyrtarisht më 26 maj dhe ka sjellë në vëmendjen e publikut të gjerë historinë e komunitetit Kutë në mbrojtjen e lumit Vjosa dhe aftësinë e tij për të prodhuar energji në çatitë e ndërtesave pa qenë i nevojshëm […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp Solar në Kutë

Nis fushata “Solar në Kutë”, iniciativa për të kthyer Kutën e Mallakastrës fshatin e parë që prodhon vetë energji nga dielli

Instalim i paneleve diellore për plotësimin e nevojave energjetike për të gjithë Kutën, si një formë për të ndalur ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë. Ky është qëllimi i fushatës për mbledhjen e fondeve të nisur nga EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, që synon furnizimin e të gjithë fshatit me energji të prodhuar nga dielli.