Vlorë, 24 Maj 2019. EcoAlbania nisi zbatimin e projektit “Masat për ruajtjen e Bretkosës Pelophylax Shqipericus në Gjirin e Vlorës”, mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund, i cili synon të hartojë një plan veprimi dhe masa konkrete për mbrojtjen dhe menaxhimin e kësaj specieje të rrezikuar.
Në takimin hapës të organizuar në Vlorë me pjesëmarrjen e AdZM-së Vlorë dhe organizatave lokale CRCD dhe SEEP u diskutua mbi bashkëpunimin midis aktorëve lokalë dhe EcoAlbanias si dhe metodologjinë për realizimin e “Planit të Veprimit për Specien”. Me anën e këtij projekti, EcoAlbania do të ndihmojë në sigurimin e dëshmive mbi shpërndarjen dhe ekologjinë e species, si dhe statusin e popullsisë së saj në Gjirin e Vlorës.
Eksperti Enerit Saçdanaku duke prezantuar planin e projektit (c) EcoAlbania Takimi u pasua me një vizitë në pjesën jugore të Lagunës së Nartës, e cila është një ndër pikat ku do të zhvillohet monitorimi i species pasi përbën spot të rëndësishëm të habitatit të saj. (c) Valentina Kabili
Bretkosa shqiptare (Pelophylax shqipericus) është një specie endemike dhe gjendet në disa zona të Gjirit të Vlorës. Takimi hapës u pasua me një vizitë në pjesën jugore të Lagunës së Nartës, e cila është një ndër pikat ku do të zhvillohet monitorimi i species pasi përbën spot të rëndësishëm të habitatit të saj.
Në nivel ndërkombëtar ekziston një shqetësim i rëndësishëm për statusin e species për shkak të rënies së popullsisë dhe degradimit të habitatit të saj. Ajo aktualisht është e listuar si ‘e rrezikuar’ në Listën e Kuqe të IUCN dhe është listuar në Shtojcën III të Konventës së Bernës.