Më 26 Janar 2024, në Ditën Botërore të Edukimit Mjedisor, një grup prej 10 fëmijësh nga Shkolla 9-vjeçare “Reshit Hyseni” në Zogaj, Shkodër, morën pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të projektit të Edukimit Mjedisor. Gjatë sesionit me fëmijët u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, faktorët që ndikojnë në të, dhe në mbyllje u pasua me aktivitetin e ndërtimit të një ushqyesi për shpendët me fara.
Aktiviteti ndërgjegjësues nisi me shpjegimin e ndotësve mjedisorë dhe hedhjes së mbeturinave në vendin e duhur. Me synimin për të ndihmuar faunën vendase, aktiviteti vazhdoi me ndërtimin e ushqyesve për shpendë duke përdorur materiale të riciklueshme. Duke përdorur me zgjuarsi materiale plastike, u synua të ndryshohej qëndrimin ndaj plastikës nga një burim ndotës në një burim të dobishëm për mjedisin.
Ushqyesët e mbushur me fara u vendosën në pemët përreth shkollës për të ndihmuar shokët tanë me pupla gjatë muajve të vështirë dimëror, kur gjetja e ushqimit mund të jetë sfiduese. Zona e Shkodrës njihet për biodiversitetin e pasur, veçanërisht për shumë-llojshmërinë e shpendëve që gjenden aty.