HEC-et në Vjosë, protestuesit në sallë me parrulla “Jo Diga”

Zv.ministri i Enrgjisë dhe Industrisë Gëzim Musabelliu duke marre në konsideratë një shqetësim të përsëritur të ambientalistëve për ndalimin e ndërtimit te HEC në lumin e Vjosës tha se është vendosur që kjo zone të shpalllet park kombetar. Por ai sqaraoi se çfarë është ndërtuar deri tani nga veprat hidrike apo dhe ato që janë në proces nuk mund te zhbehen.

Në këtë aktivitet u diskutua mbi mundësitë e Shqipërisë për të rritur prodhimin e energjisë elektrike me burime te brendshme hidrike. 

Kronikën e përgatitur nga Erblina Mile, mund ta gjeni në OraNews.tv 

Protestë kundër ndërtimit të digave në Vjosë, gjatë zhvillimit të workshopit “Zhvillimi i potencialeve energjetike të Shqipërisë”.

Protesta gjatë zhvillimit të workshopit. (c) Opinion.al


Protestues që kundërshtojnë ndërtimin e HEC-ve në lumin Vjosa, janë futur në brendësi të sallës, ku po mbahej takimi midis zyrtarëve të Ministrisë Energjitike dhe ekspertëve të pranishëm grekë, dhe kanë protestuar me pankarta kundër asaj që ata e cilësojnë projekti shkatërrimtar i të vetmit dhe të fundmit lum të egër në Evropë.

Siç shikohet edhe nga fotot, dy protestuesit, Eljan Tanini dhe Andi Tepelena, kanë hyrë në mbledhje  e cila zhvillohet në Hotel Tirana me pankarta në duar ku shkruhej “Jo digës në Vjosë”, një shenjë kjo për ti thënë ekspertëve grekë që jo vetëm ata nuk e duan digën por as shoqëria civile në Shqipëri nuk e pranon një projekt të tillë.

Artikullin e plotë e gjeni të publikuar në Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *