Grupi i punës së projektit ENGONA (Enviromental NGO Network in Albania/Rrjetëzimi i Organizatave Mjedisore në Shqipëri) hartoi disa infografika përmbledhëse të mënyrës së organizimit të bashkëpunimit mes organizatave, ndarjen në katër rrjete specifike si dhe përfitimet e mundshme nga platforma.
Duke bërë ndarjen e organizatave në 4 rrjete kryesore si: rrjeti për qeverisjen mjedisore, rrjeti i organizatave për mbrojtjen ndaj ndotjes së mjedisit, rrjeti për mbrojtjen e biodiversitetit dhe faunës si dhe rrjeti për advokimin dhe hulumtimin mjedisor, secila organizatë tashmë do e ketë më të qartë se kujt organizate t’i drejtohet brënda apo jashtë rrjetit të cilit i përket për të gjetur zgjidhje apo bashkëpunim për problematika të caktuara në fushën e mjedisit.
Infografika e parë përtej informacionit të lartëpërmëndur, percjell po ashtu të dhëna në lidhje me situatën aktuale të organizatave mjedisore të shoqërisë civile, arsyet përse nevojitet një bashkëpunim i menjëhershëm midis tyre si dhe përfitimet e rrjetëzimit.
Për më tepër kjo infografik mund të aksesohet duke klikuar në linkun këtu. Po ashtu gjendet dhe në versionin e videografikës duke klikuar këtu.