Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Zgjedhje pa program për mjedisin, partitë nuk prezantuan asgjë konkrete për Vjosën

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 nxiti pritshmëritë se me trysninë e duhur nga mjedisorët, organizatat dhe dashamirësit e natyrës, politika do të merrte angazhime konkrete për të vendosur parësore politikat për mjedisin. EcoAlbania dhe organziata të ndryshme nxitën me fushata në rrjetet sociale dhe debate në emisionet televizive që politikanët të […]

CategoriesRaporte

Studimi i ri: Biodiversiteti, ndikimet e mundshme dhe kuadri ligjor për zhvillimin e energjisë hidrike mbi lumin Vjosa

Ky studim nga njëra anë nxjerr në pah vlerat e shtratit të lumit Vjosa si një nga pikat e pakta referuese mbi pellgjevt lymore më dinamike në Europë dhe nga ana tjetër vë në dukje shkatërrimin kolosal që digat mund të kenë mbi shtratin e lumit. Vetëm një digë e vetme do ta shkatërronte në mënyrë të konsiderueshme vazhdimësinë ekologjike të një lumi të pacënuar.

CategoriesNe Media

Letra e EcoAlbanias drejtuar Kryeministrit Edi Rama në media

Letra e hapur e EcoAlbanias (kliko këtu për të shqyrtuar letrën) drejtuar më 5 prill 2021 Kryeministrit Edi Rama për sa i përket çështjes së Vjosës, se cili status është më i vlefshëm për t’iu dhënë si mbrojtje “Park Natyror/Rezervat Natyrori Menaxhuar (Kategoria IV)” apo “Park Kombëtar (Kategoria II)”, mori një mbulim të ndjeshëm  mediatik. Kryeministri qe […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

E ardhmja e lumit të egër të Evropës vazhdon të mbetet pezull

Vjosa, lumi më i madh i egër i Evropës, ende përballet me rrezikun e tij më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe lakmisë oportuniste. Përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, qytetarët, aktivistët dhe konservatorët po kërkojnë mbështetje politike për krijimin e parkut të parë kombëtar të lumit të egër në Evropë, për ta mbrojtur atë përgjithmonë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa në rrezik: Kompania turke Ayen Alb hap proces gjyqësor kundër qeverisë për projektin e hidrocentralit të Kalivacit

Kompania turke Ayen Alb ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative në Tiranë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për t’mos i dhënë dritën jeshile  për projektin e hidrocentralit të Kalivacit. Ky veprim vjen pas lëshimit të Deklaratës Mjedisore Negative nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit në shtator 2020. Seanca e parë përgatitore ishte planifikar të mbahej sot në orën 14:00, por nuk është zhvilluar për arsye shëndetësore të gjyqëtares së çeshtjes.

CategoriesNjoftime për shtyp

Vjosa – Organizatat mjedisore paraqesin propozimin për Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë

Sot, 20 organizata mjedisore shqiptare nën drejtimin e EcoAlbania paraqitën propozimin për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës tek Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi. Kauza e tyre mbështetet nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch, EuroNatur, WWF Adria, Westland International Europe, International Rivers dhe The Nature Conservancy.

×