Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

BalkanWeb: Grupi Patagonia, pjesë e setit fotografik nga Roland Tasho

Tiranë- Një set i rrallë fotografish është realizuar së fundi nga fotografi i mirënjohur Roland Tasho. Tasho ka fotografuar me kostume popullore shqiptare mjaftë personazhe të huaj, personalitete të njohur të fushës së politikës, artit e sportit. Fotografi rrëfen për “BalkanWeb” se ka bërë pjesë të albumit të tij emra të njohur, të cilët kanë […]

CategoriesNe Media

TRT Shqip: ”Patagonia”, promovon traditën dhe kulturën tepelenase

Kompania brand e markës Amerikane “Patagonia” të prodhimit të veshjeve dhe dizajnit ka zgjedhur të mbrojë dhe promovojë mjediset shqiptare dhe pikërisht lumin Vjosa. Kompania brand e markës Amerikane “Patagonia” të prodhimit të veshjeve dhe dizajnit, përfshirë ndër 10-shet më të fuqishme të tregut botëror, ka zgjedhur të mbrojë dhe promovojë mjediset shqiptare dhe pikërisht lumin Vjosa si dhe luginën e Bënçës dhe të Kurveleshit në këtë fundjavë.

CategoriesNe Media

Syri.net: Ambasadori i Austrisë Sattler, kundër qeverisë: Të ndalohet ndërtimi i HEC-eve në parqet kombëtare

Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler ka kërkuar sot nga qeveria shqiptare që të mos ndërhyjë në parqet kombëtare dhe të bllokojë planet për ndërtimin e HEC-ve në këto zona. Ai u shpreh se hidrocentralet të cilat do të ndërtohen në parqet kombëtare do të kenë ndikim negativ në turizëm. “Për qytetarin evropian që kërkon pastërtinë dhe natyrën, HEC-et janë ndërhyrje të gabuara”, tha ai gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për zhvillimin e turizmit në vend të organizuar nga Shoqata e “Konsujve të Nderit”.

CategoriesNe Media

Top Channel: Ngjyrat e Vjosës frymëzojnë krijuesit e firmës Amerikane Patagonia

Ekipi i dizenjuesve të firmës së njohur Amerikane Patagonia kanë vizituar Vjosën për tu fryëzuar mbi koleksionin e rradhës së veshjeve outdoor. Koleksioni do të ketë si temë Vjosën me ngjyrat e saj dhe elementë të vlerave të gjithë luginës duke synuar kështu për të promovuar këtë lumë të rrallë në Evropë dhe për të mbështetur në mbrojtjen e tij.

CategoriesNe Media

Opinion.al: Qeveria firmos për ndërtimin e HEC-it të Poçemit mbi Vjosë, ambientalistët e banorët kundër

Ministria e Energjisë ka firmosur kontratën me kompaninë turke “Kovlu Energji” duke i dhënë të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Ky vendim shkon në kundërshtim me kërkesat e banorëve të luginës së Vjosës, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, Bashkimit Evropian që kanë kërkuar një moratorium 3 vjeçar për sa i përket ndërtimit të HEC-eve në Vjosë.

×