Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Njësitë e qeverisjes vendore së bashku për Vjosën

Pas realizimit të turit të takimeve me banorët e prekur nga hidrocentrali i Poçemit, në zonën e Mallakastrës dhe Selenicës, EcoAlbania organizoi më 27 janar 2017 një tryezë të përbashkët diskutimi me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore të luginës së Vjosës, për të ndarë shqetësimet dhe për të krijuar një rrjet bashkëpunimi në lidhje […]

CategoriesNe Media

BalkanWeb: Shkencëtarët: Vlerësimi mjedisor për HEC-in e Poçemit në Vjosë, farsë

Shkencëtarë të njohur nga Austria dhe Gjermania i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësueseve të tjerë të qeverisë në lidhje me hidrocentralin e Poçemit në Vjosë. Ata kanë analizuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis  (VNM) për HEC-in e Poçemit në lumin Vjosa.Raporti i VNM-së dëshmon se projekti është në harmoni me natyrën. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, kjo VNM është një farsë dhe nuk përmbush as standardet minimale, kështu që nuk është i duhuri për të parashikuar ndikimin mjedisor të këtj hidrocentrali. Me këtë kritikë, shkencëtarët mbështesin edhe argumentimin e shqetësimin e kolegëve të tyre nga Universiteti i Tiranës.

CategoriesNe Media

ABC News 24: Ekspertë Gjermanë dhe Austriakë “Vlerësimi mjedisor i projektit të Poçemit është një farsë”

Në një letër dërguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrit të Energjisë Damjan Gjiknuri, ekspertë gjermanë dhe austriakë, shprehen se vlerësimi mjedisor i projektit të Poçemit është një farsë.  “Vlerësimi i ndikimit për mjedisin i projektit hidroenergjetik të Poçemit mbi lumin Vjosa, është një farsë”  Kështu shprehen ekspertët gjermanë dhe austriakë  të Universitetit të Leipzig dhe të Vjenës në një letër dërguar kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri dhe atij të mjedisit Lefter Koka mbi vlerësimin mjedisor të projektit të Poçemit.

CategoriesNjoftime për shtyp

Shkencëtarët e njohur konfirmojnë: Vlerësimi mjedisor për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë është një farsë

Para festave të fundvitit 2016, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë kanë marrë një letër nga shkencëtarë të njohur nga Austria dhe Gjermania. Ata kanë analizuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për hidrocentralin e Poçemit në lumin Vjosa.  Raporti i VNM-së dëshmon se projekti është harmoni me natyrën. Megjithatë sipas shkencëtarëve kjo VNM është një farsë dhe nuk përmbush as standardet minimale, kështu që nuk është i duhuri për të parashikuar ndikimin mjedisor të këtij hidrocentrali.

CategoriesNe Media

Reporter.al: Beteja për Vjosën mbërrin në gjykatë, padi për HEC-in e Poçemit

Tre organizata mjedisore në mbrojtje të lumit të Vjosës dhe 38 banorë të prekur nga hidrocentrali i Poçemit paditën të premten Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Energjetikës dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa kërkuan që gjykata ta shpallë kontratën të pavlefshme. Beteja për mbrojtjen e lumit Vjosë u zhvendos të premten në gjykatë, pasi tre organizata mjedisore dhe banorët e prekur nga hidrocentrali i Poçemit iu drejtuan me një padi Gjykatës Administrative në Tiranë, ku kërkuan pavlefshmëri absolute të koncesionit të hidrocentralit të Poçemit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Hapet proces gjyqësor për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë

Planet për shkatërrimin e Vjosës tashmë po sfidohen në gjykatë. Sot organizatat për mbrojtjen e mjedisit EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, si dhe 38 banorë të prekur, çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në Vjosë. Paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për këtë hidrocentral, i cili planifikohet të ndërtohet nga bashkimi dy shoqërive turke fituese të koncesionit.

×