Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Reporter.al: Parlamenti Europian i kërkon qeverisë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Organizatat mjedisore kanë përshëndetur rezolutën e PE-së për progresin e Shqipërisë në vitin 2016, ku i kërkohet qeverisë së kryeministrit Edi Rama pezullimi i projekteve energjetike dhe krijimi i Parkut Kombëtar të Vjosës. Në rezolutën e PE-së për Shqipërinë shprehet shqetësim mbi politikën  energjetike të ndjekur nga qeveria për ndërtimin e hidrocentraleve dhe i sugjerohet Tiranës të marrë në konsideratë ndërtimin e parkut të Vjosës, në të gjithë gjatësinë e lumit, si dhe braktisja e projekteve për të ndërtuar hidrocentrale në rrjedhën e tij.

CategoriesNjoftime për shtyp

Parlamenti Evropian kërkon Park Kombëtar për Vjosën dhe të ndalen projektet e hidrocentraleve

Njoftim për shtyp nga EcoAlbania, RiverWatch dhe Euronatur. Tiranë, Vjenë, Radofzell, 17.02.2017. Në raportin e zgjerimit të Parlamentit Evropian, Parlamenti kritikon në mënyrë eksplicite Qeverinë Shqiptare në lidhje me politikat e saj mbi hidro-energjinë. Në qendër të kritikave të tij janë projektet e hidrocentraleve në Vjosë. Parlamentarët Evropian në mënyrë të veçantë kërkojnë të mos […]

CategoriesNe Media

OraNews: HEC-i i Poçemit, ambasadori zviceran: Të dëgjohen edhe banorë

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në fshatin Kutë, të bashkisë Mallakastër, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,  z. Christoph Graf,  shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch si dhe eksperti për çështje të demokracisë direkte, z. Andreas Gross, së bashku me kryetarin e Bashkisë ,z. Agron Kapllanaj, u interesuan për nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për ndërtimin e HEC- Poçem.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Ambasadori zviceran dhe shefi i zyrës së Këshillit të Evropës vizitojnë banorët e prekur nga HEC-i i Poçemit

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në fshatin Kutë, të bashkisë Mallakastër, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri,  z. Christoph Graf,  shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch si dhe eksperti për çështje të demokracisë direkte, z. Andreas Gross, së bashku me kryetarin e Bashkisë ,z. Agron Kapllanaj, u interesuan për nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për ndërtimin e HEC- Poçem.

CategoriesNe Media

Standard: HEC-i i Poçemit mbi Vjosë mbërrin në gjykatë, sot seanca e parë

Sot zhvillohet seanca e parë gjyqësore për hidrocentralin e Poçemit pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë, Tiranë. Në dhjetor 2016 organizatat për mbrojtjen e mjedisit EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur, si dhe 38 banorë të prekur nga hidrocentrali i Poçemit, çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të HEC-it të Poçemit në Vjosë.

×