Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Mesazhi nga Parlamenti Europian: Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën!

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës.“Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është në rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel.

CategoriesNe Media

Vjosa në “Le Courrier des Balkans”-portali frankofon i Ballkanit reportazh për çështjen e HEC-it të Poçemit

“Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë. Në vend që ta mbrojë këtë pasuri të jashtëzakonshme natyrore, Autoritetet Shqiptare preferojnë të shfrytëzojnë potencialin e lartë të saj për hidro-energji”, e hap reportazhin gazetari Louis Seiller, i cili intervistoi përfaqësuesit e EcoAlbania-s pak kohë më parë.

CategoriesNjoftime për shtyp

Dita Ndërkombëtare e Aksionit për Lumenjtë: OJF-të evropiane mesazh të përbashkët për lumenjtë

Lumenjtë janë venat e Planetit tonë. Ato janë pjesë e rëndësishme e ciklit të ujit,  janë transportuesit e ushqyesve që fertilizojnë livadhet dhe transporti i sedimenteve që furnizon plazhet tona. Ofrojnë natyrë të virgjër për ata që kërkojnë aventura dhe u japin jetë komuniteteve që përshkojnë brigjet e tyre. Lumenjtë e lirë janë po aq […]

CategoriesNe Media

Reporter.al: Diga që kërcënon lumin e fundit të egër në Europë u miratua pa konsultime

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se investitorët dhe agjencitë përgjegjëse publike, i lanë jashtë konsultimeve për projektin e hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë banorët e zonave që përmbyten, institucionet vendore dhe organizatat mjedisore. Sokrat Rrokaj është banor i fshatit Shkozë në njësinë administrative Sevaster të Bashkisë Selenicë dhe prej shumë vitesh ka zgjedhur bujqësinë si mënyrën më të mirë për të siguruar jetesën për familjen e tij. Në tokën e tij prej 2.5 hektarësh ai mbjell drithëra buke dhe jonxhë.

×