Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Gjykata ndalon hidrocentralin në Vjosë

++Sukses për mbrojtjen e natyrës dhe komunitetin e prekur++ Tiranë, 3 Maj 2017. Sukses i madh për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Evropë – Vjosës. Dje pasdite Gjykata Administrative shpalli vendimin kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit. Sipas argumentimit të gjykatës procedura për deklaratën mjedisore nëpërmjet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) […]

CategoriesNe Media

30 shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë kryejnë studime shkencore në Vjosë: Jo HEC-it të Poçemit

30 ekspertë shqiptarë dhe të huaj të ardhur nga Austria,Gjermania, Sllovenia janë mbledhur për të studiuar për rreth 1 javë lumin e Vjoses, rreth efekteve negative që pritet të ketë ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit.  Ekipi i studiuesve të mjedisit ka bërë kërkime në  5 km gjatësi  dhe 2 km gjerësi  në afëri të fshatit Kutë, që është parashikuar  të përmbytet  nga rezervuari i digës  nëse HEC-i i Pocemit  do të ndërtohet. Ekspertët flasin për një rezultat komples të studimit, ku në lumin e fundit të egër në Evropë, sic e cilësojnë ata, janë konstatuar, shumëllojshmëri gjallesash dhe peizazh kompleks.

CategoriesNjoftime për shtyp

Zhvillohet seanca gjyqësore për HEC Poçem. Në seancën e radhës do të jepet vendimi.

Seanca gjyqësore e planifikuar për çështjen e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë u zhvillua dje më 13 Prill 2017, në Gjykatën Administrative edhe pa praninë e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe të Kompanisë ishin prezent në këtë seancë ku mbrojtën palët që përfaqësonin. Gjatë seancës pati momente debati në parashtrimin e argumenteve. Paditësit ngritën pretendimin para gjykatës së gjithë procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit për HEC-in e Poçemit është bërë në shkelje të kuadrit ligjor.

CategoriesNe Media

Mesazhi nga Parlamenti Europian: Ndërtoni HEC-e të tjera, por ju lutem lëreni Vjosën!

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës.“Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është në rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel.

×