Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media Njoftime për shtyp

Leonardo DiCaprio ngre zërin për Vjosën

Mbështetja më e spikatur për Vjosën: Leonardo DiCaprio rrit ndërgjegjësimin për lumin e fundit të egër të Evropës – Vjosën – dhe kërcënimin me të cilën po përballet! “Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës. Por për sa kohë?”, shkruan ai në profilin e tij të instagramit i cili ndiqet nga më shumë se 40 milion persona.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Dy ditë për shkencën e lumenjve të egër

Më 18 dhe 19 Tetor, Shqipëria u bë një pikë e nxehtë e shkencës së ujërave të ëmbla. Shkencëtarë të njohur nga SHBA, Japonia dhe shumë vende evropiane morën pjesë në Simpoziumin Shkencor të Lumenjve të Egër dhe Natën e Lumenjve të Egër në 18 Tetor në Tiranë. Ditën pasardhëse, ata e kaluan duke lundruar me varka, në lumin e fundit të egër Evropës – në Vjosë. Ishin dy ditë që bashkuan shkencëtarët dhe forcuan përpjekjet e tyre për të shpëtuar lumenjtë e fundit të lirë. 

CategoriesNjoftime për shtyp

Shpaloset vizioni për Vjosën: Parku i Parë Kombëtar i Lumit të Egër në Evropë

 Në vazhdën e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e lumit Vjosa, tre organizatat partnere EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur kanë shpalosur sot vizionin e tyre për Vjosën. Ata propozuan krijimin e Parkut të Parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë, duke evidentuar vlerat e rralla natyrore të saj dhe rëndësinë e ruajtjes së këtij ekosistemi unik në kontinent. 

CategoriesNjoftime për shtyp

Shqipëria dështon në përmbushjen e kërkesave të Komunitetit të Energjisë

++Organizatat mjedisore ankimim kundër Shqipërisë në Komunitetin e Energjisë për HEC-et e Kalivaçit dhe Poçemit++ Tiranë, Radofzell, Vienë, 26 shkurt 2019. Një ankesë kundër qeverisë shqiptare u dërgua sot në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. EcoAlbania, RiverWatch dhe EuroNatur, tre organizata që drejtojnë fushatën për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri, kanë adresuar shqetësimin e tyre se […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës hap çështjen për hidrocentralet në Vjosë

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka hapur çështjen për hidrocenteralin e Poçemit dhe Kalivaçit në Vjosë duke i kërkuar qeverisë shqiptare pezullimin e menjëhershëm të hidrocentralit të Poçemit dhe Kalivaçit, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës së Bernës – derisa të bëhen planifikimet e nevojshme strategjike dhe vlerësimet mjedisore të munguara.

×