Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Bashkohu me Turin e Lumenjve të Ballkanit 3 përmes artit

Balkan River Defence fton artistë të fushave të ndryshme të artit, t`i bashkohen nismës së Turit të Lumenjve të Ballkanit, duke transformuar materialeve njerëzore, drurit, gurit, degëve etj. në art. Ne dëshirojmë t`u japim artistëve një mundësi për të shfaqur visionin e tyre, për të prezantuar punën e tyre me publikun dhe për të kontribuar në përpjekjet e tyre për të mbrojtur lumenjtë e egër të Ballkanit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Rikthehet protesta me kajak për mbrojtjen e Vjosës

Të vendosur mbas një dige simbolike me kajakë, aktivistë të mjedisit, qytetarë dhe kajakistët e lumenjve të Ballkanit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në lumin e Vjosës dhe kanë kërkuar shpalljen e Parkut Kombëtar të lumit të fundit të egër në Evropë. Më pas ata kanë marshuar drejt digës, duke e shkatërruar atë.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Turi i Lumenjve të Ballkanit 3: Protesta, art dhe sporte lumore në lumenjtë e egër

Turi i Lumenjve të Ballkanit, rikthehet për të tretin vit rradhazi në Vjosë për të ndërgjegjësuar politikëbërësit dhe publikun mbi rëndësinë e lumenjve të lirë dhe për ti dhënë zë banorëve të prekur nga zhvilimi pakriter i hidrocentraleve. Balkan Rivers Defence nga Sllovenia dhe EcoAlbania do zhvillojnë disa aktivitete në Luginën e Vjosës dhe në Tiranë nga në datat 7-10 shtator 2018.

CategoriesNe Media

‘Vjosa’ triumfon në Festivalin e Filmit Mjedisor 2016

Çmimi për Filmin më të Mirë të Gjatë në festivalin ndërgjegjësues të filmit mjedisor 2016 në Shqipëri e fitoi realizimi slloven për mbrojtjen e lumit të vetëm të egër të Europës, Vjosës. Tre ambientalistë sllovenë rrëmbyen çmimin e parë në kategorinë e filmit më të mirë të gjatë, të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri, ku konkurruan 56 filma nga 29 vende të ndryshme të botës.

CategoriesNjoftime për shtyp

Një Kajak për Ramën

Kryeministri i Shqipërisë merr një peticion të pazakontë për mbrojtjen e Vjosës – Turi i Lumenjve të Ballkanit përfundon në Tiranë Tiranë, Shqipëri, 20 Maj 2016. Mes duartrokitjeve të qindra spektatorëve dhe protestuesve nga lugina e Vjosës, kryesisht nga zonat që preken direkt nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit, kayakistë nga Shqipëria, Sllovenia, Greqia, Italia, Gjermania, […]

CategoriesNe Media

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.