Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Shkencëtarët nga Universiteti BOKU i Vjenës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës vizitojnë sërish luginën e Vjosës për Studimin e sedimenteve.

Tiranë, 20 Mars 2018. Shkencëtarët nga Austria dhe Shqipëria vijojnë studimet në lumin e Vjosës – lumin e fundit të egër më të madh në Evropë. Sot ata mbajtën një konferencë për shtyp për të prezantuar gjetjet nga ekspediatat e realizuara gjatë vitit 2017 në luginën e Vjosës si dhe të dhënat e fundit nga puna në terren.

CategoriesNe Media

Ndërtimi i HEC-eve me vend e pa vend

Aleko Miho / Ndërtimi i HEC-eve me vend e pa vend

Gjatë periudhës 2005-2017 janë dhënë leje për të ndërtuar më shumë se 500 HEC-e, të vegjël dhe të mëdhenj të përhapur kudo në Shqipëri. Gjithë rrjedhjet lumore malore janë kthyer në një kantier ndërtimi!

CategoriesNjoftime për shtyp

Studimi i fundit i Bankwatch: HEC-et e vegjël të financuar nga Evropa po shkatërrojnë peizazhet në Shqipëri

Nga vizitat në terren në hidrocentralet e Rrapunit dhe Tërnovës, të zhvilluara në fillim të Qershorit 2017 është konstatuar një mungesë pothuajse e plotë e zbatimit të monitorimit nga ana e autoriteteve shqiptare. Të dy këto projekte janë financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në të dyja rastet dëmtimet në mjedis janë shoqëruar edhe nga pakësimi i ujit të përdorshëm për banorët e zonave ku këto HEC-e janë ndërtuar. Infrastruktura mbështetëse si rrugët e aksesit kanë shkaktuar një dëmtim të mëtejshëm të këtyre mjediseve natyrore.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës: Qeveria maqedonase duhet të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar

Shkup, Radolfzell, Strasburg. Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në mbledhjen e tij të përvitshme, që u mbajt në datat 5-8 Dhjetor vendosi se planet për 17 hidrocentrale në Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni duhet të pezullohen menjëherë. Komiteti i Përhershëm theksoi shqetësimin e tij kryesor lidhur me vijimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla brenda parkut.

 

×