Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Filmi “Zemra Blu” shfaqet në Tiranë – Cfarë do të bëje për të shpëtuar lumin tënd…?

‘++Rreth 200 persona ndoqën filmin “Zemra Blu” këtë të Diel në Tiranë – Filmi udhëton edhe pranë komuniteteve të Luginës së Vjosës.++

Tiranë, 7 Maj 2018. Filmi “Zemra Blu” u shfaq mbrëmë në Tiranë për publikun shqiptar, në Kinema Millennium. Premiera e Shqipërisë bëri bashkë rreth 200 persona, qytetarë të Tiranës, vizitorë nga qytete të tjera, miq të Vjosës, përfaqësues të autoriteteve shtetërore, organizata të shoqërisë civile shqiptare e ndërkombëtare, profesorë e studentë, etj.

CategoriesNjoftime për shtyp

Studim i ri: Ndërtimi i hidrocentraleve rrezikon parajsën e peshqve të Evropës

Vjenë, Radolfzell, 19 Prill 2018. Lumenjtë në Ballkan përbëjnë strehën e peshqve të Europës, sipas një studimi të ri të publikuar sot nga Riverwatch dhe EuroNatur. Studimi zbulon se 113 lloje peshqish të rrezikuar kanë gjetur habitat në lumenjtë midis Sllovenisë dhe Greqisë – më shumë se në çdo rajon tjetër në Evropë. Eksperti i peshqve Dr. Steven Weiss nga Universiteti i Grazit dhe bashkëautorët e tij vlerësuan gjithashtu pasojat për faunën e peshkut, nëse do të ndërtohen hidrocentralet e projektuara në Ballkan.

CategoriesNjoftime për shtyp

HEC-i i Kalivaçit – EcoAlbania zhvillon takim informues me komunitetin lokal mbi ndikimin mjedisor dhe pasojat socio-ekonomike

EcoAlbania po vijon takimet informuese dhe ndërgjegjësuese me komunitetet lokale në luginën e Vjosës të cilët preken nga rreziku i radhës për lumin Vjosa, ndërtimi i HEC-it të Kalivaç-it. Nga të dhënat zyrtare të derimëtanishme, përmes buletinit nr. 43 dt. 30.10.2017, të shpallur nga Agjencia e Prokurimit Publik jepet informacioni mbi fituesin për kontratën me objekt “Dhënie me koncesion e hidrocentralit Kalivaç”.

CategoriesPeticion

Pa Para – Pa Diga: Peticioni i Patagonias, në mbrojtje të Zemrës Blu të Europës

Prej 5 vitesh vijon fushata për ruajtjen e lumit Vjosë dhe lumenjve të tjerë të Ballkanit të paprekur nga dëmet e pakthyeshme të hidrocentraleve. Patagonia po vijon fushatën e saj në mbrojtje të “Zemrës Blu të Europës” duke iniciuar një peticion ndërkombëtar. Kërkoju bankave ndërkombëtare (EBRD, EIB, IFC) të ndalojnë së investuari në shkatërrimin e […]

×