Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Opinion.al: Qeveria firmos për ndërtimin e HEC-it të Poçemit mbi Vjosë, ambientalistët e banorët kundër

Ministria e Energjisë ka firmosur kontratën me kompaninë turke “Kovlu Energji” duke i dhënë të drejtën për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Ky vendim shkon në kundërshtim me kërkesat e banorëve të luginës së Vjosës, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, Bashkimit Evropian që kanë kërkuar një moratorium 3 vjeçar për sa i përket ndërtimit të HEC-eve në Vjosë.

CategoriesNjoftime për shtyp

228 shkencëtarë nga 33 shtete të Botës në mbështetje të lumit të fundit të egër në Evropë

Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë – Lumi Vjosa – merr mbështetje nga shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota. Në një memorandum të përbashkët, 228 shkencëtar nga 33 shtete të ndryshme të botës i kërkojnë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbrojë Vjosën dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet të kryhet një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis (VNM) në këtë lumë i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur.

×