Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Reporter.al: Beteja për Vjosën mbërrin në gjykatë, padi për HEC-in e Poçemit

Tre organizata mjedisore në mbrojtje të lumit të Vjosës dhe 38 banorë të prekur nga hidrocentrali i Poçemit paditën të premten Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Energjetikës dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa kërkuan që gjykata ta shpallë kontratën të pavlefshme. Beteja për mbrojtjen e lumit Vjosë u zhvendos të premten në gjykatë, pasi tre organizata mjedisore dhe banorët e prekur nga hidrocentrali i Poçemit iu drejtuan me një padi Gjykatës Administrative në Tiranë, ku kërkuan pavlefshmëri absolute të koncesionit të hidrocentralit të Poçemit.

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Hapet proces gjyqësor për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë

Planet për shkatërrimin e Vjosës tashmë po sfidohen në gjykatë. Sot organizatat për mbrojtjen e mjedisit EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, si dhe 38 banorë të prekur, çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në Vjosë. Paditësit kërkojnë pezullimin e çdo vendimi apo premtimi për këtë hidrocentral, i cili planifikohet të ndërtohet nga bashkimi dy shoqërive turke fituese të koncesionit.

CategoriesNe Media

TRT Shqip: ”Patagonia”, promovon traditën dhe kulturën tepelenase

Kompania brand e markës Amerikane “Patagonia” të prodhimit të veshjeve dhe dizajnit ka zgjedhur të mbrojë dhe promovojë mjediset shqiptare dhe pikërisht lumin Vjosa. Kompania brand e markës Amerikane “Patagonia” të prodhimit të veshjeve dhe dizajnit, përfshirë ndër 10-shet më të fuqishme të tregut botëror, ka zgjedhur të mbrojë dhe promovojë mjediset shqiptare dhe pikërisht lumin Vjosa si dhe luginën e Bënçës dhe të Kurveleshit në këtë fundjavë.

CategoriesNe Media

Syri.net: Ambasadori i Austrisë Sattler, kundër qeverisë: Të ndalohet ndërtimi i HEC-eve në parqet kombëtare

Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler ka kërkuar sot nga qeveria shqiptare që të mos ndërhyjë në parqet kombëtare dhe të bllokojë planet për ndërtimin e HEC-ve në këto zona. Ai u shpreh se hidrocentralet të cilat do të ndërtohen në parqet kombëtare do të kenë ndikim negativ në turizëm. “Për qytetarin evropian që kërkon pastërtinë dhe natyrën, HEC-et janë ndërhyrje të gabuara”, tha ai gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për zhvillimin e turizmit në vend të organizuar nga Shoqata e “Konsujve të Nderit”.

CategoriesNe Media

Top Channel: Ngjyrat e Vjosës frymëzojnë krijuesit e firmës Amerikane Patagonia

Ekipi i dizenjuesve të firmës së njohur Amerikane Patagonia kanë vizituar Vjosën për tu fryëzuar mbi koleksionin e rradhës së veshjeve outdoor. Koleksioni do të ketë si temë Vjosën me ngjyrat e saj dhe elementë të vlerave të gjithë luginës duke synuar kështu për të promovuar këtë lumë të rrallë në Evropë dhe për të mbështetur në mbrojtjen e tij.

×