Mos Ma Prek Valbonën
#mosmaprekvalbonen. Është thirrja e fundit. Është një hashtag, thënë në gjuhën e rrjeteve sociale, një apel që po jehon gjithnjë e më shumë mes shqiptarësh dhe të huajsh, që e duan vërtet natyrën. Nesër, në 25 Qershor në oren 9.00 para dyerve e Ministrisë së Energjetikës në Tiranë, mbështetës të ruajtjes së thesarit të Luginës së Valbonës do të mblidhen për t’i thënë ‘ndal’ ndërtimit të 11 hidrocentraleve që janë planifikuar përgjatë këtij lumi të mahnitshëm, duke shpresuar reagim nga Qeveria Shqiptare.