Mos Ma Prek Valbonën

‎#‎mosmaprekvalbonen

Është thirrja e fundit. Është një hashtag, thënë në gjuhën e rrjeteve sociale, një apel që po jehon gjithnjë e më shumë mes shqiptarësh dhe të huajsh, që e duan vërtet natyrën. Nesër, në 25 Qershor në oren 9.00 para dyerve e Ministrisë së Energjetikës në Tiranë, mbështetës të ruajtjes së thesarit të Luginës së Valbonës do të mblidhen për t’i thënë ‘ndal’ ndërtimit të 11 hidrocentraleve që janë planifikuar përgjatë këtij lumi të mahnitshëm, duke shpresuar reagim nga Qeveria Shqiptare.

Shndërrimi i një prej zonave më të paprekura të Evropës në një zonë industriale do të shkatërrojë zhvillimin e industrisë së turizmit në Luginën e Valbonës. (c) Agroweb.org

Kjo protestë është vërtet hapi i madh final për të kërkuar vëmendje. Më pas, do të fokusohemi në procedurat ligjore dhe do të kërkojmë edhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar” – tha për AgroWeb, njëra prej aktivisteve kryesore, Catherine Bohne. Sipas organizatorëve; Toka-Organizata për mbrojtjen e Alpeve shqiptare, EcoAlbania dhe Fondi Botëror për Natyrën, tre janë arsyet kryesore të protestës.


Në aspektin mjedisor, HEC-et do të shkatërrojnë zonën, duke vendosur pjesën më të madhe të lumit dhe degë të tij në tuba me gjerësi 2.5-3m. Shkatërrimi i lumit, jo vetëm që do të sjellë dëme afatgjata të mëdha e të pariparueshme, por ndërtimi i HEC-eve dhe kullave gjigante të tensionit, do të shkatërrojë dhe pjesën më të madhe të zonës përreth saj. Ndërtimi i qoftë edhe një prej këtyre projekteve (Kaskada e Dragobisë) do të shkatërronte totalisht shpatin lindor të Malit të Kallatës duke ndërtuar një tunel 3 metra të gjerë. Kallata është pjesë e majave më të larta, një prej destinacioneve më të lakmuara për të apasionuarit pas lartësive. Kjo do të shkatërronte gjithashtu Luginën e Çeremit, duke dëmtuar të gjithë qarkullimin e lumit. Do të shkatërronte shpatin jugor të Malit të Gjarprit, e po ashtu edhe fermat e banorëve, tokat dhe shtëpitë. Do të ishte fundi i eko-turizmit, i cili është tërësisht i bazuar në ofrimin bujar të natyrës së virgjër. Në nivelin ekonomik, shndërrimi i një prej zonave më të paprekura të Evropës në një zonë industriale do të shkatërrojë zhvillimin e industrisë së turizmit.


Artikullin e plotë mund ta gjeni të publikuar në Agroweb.org

Tiranë- Shumë aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të komunitetit në Tropojë protestuan përpara ministrisë së Energjetikës dhe Kryeministrisë kundër ndërtimit të disa hidrocentrale në luginën e lumit të Valbonës.


Me moton “Larg duart nga Valbona”, protestuesit denoncuan koncesionet, pasi sipas tyre cenohet natyra, dëmtohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit.


“Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojë natyrën, cenojnë ekonomin dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e ekoturizmit”, thonë aktivistët.


Kjo nuk është protesta e parë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës. Protesta të tjera janë zhvilluar muaj më parë dhe sipas aktivistëve, ata do të vazhdojnë derisa të nisë bashkëpunimi me qeverinë për anulimin e kontratave koncensionare.


Kronikë e përgatitur nga BalkanWeb.com

Banorët e Luginës së Valbonës, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë mjedisor etj kanë protestuar sot përpara Ministrisë së Energjetikës e Industrisë dhe kryeministrisë, duke kundërshtuar ndërtimin e një rrjeti hidrocentralesh në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Tropojanët dhe shoqëria civile në protestë: Larg duart nga Valbona. (c) Reporter.al

Moto e kësaj proteste ishte “Larg duart nga Valbona” dhe kjo protestë dhe zgjati për rreth dy orë, ku i’u kërkua institucioneve që projektet e miratuara në qeverinë Berisha të mos zbatohen, pasi ky do të ishte një shkatërrim për Luginën e Valbonës.

Ajo është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës,madje nga më të vizituarat në Alpet shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.

Artikullin e gjeni të publikuar në Shqiptarja.com/ ndërsa kronikën në Reportet.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *