Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesRaporte

STUDIM: Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike në Tiranë

Ky raport i vlerësimit të performancës së energjisë në ndërtesa në qytetin e Tiranës publikohet pas një pune kërkimore dhe vlerësuese për 6 muaj. Ai ka për qëllim kryesor të japë informacion tregues në lidhje me performancën e energjisë në sektorin e banesave në familje të zakonshme dhe ato në vështirësi ekonomike, institucione publike dhe […]

CategoriesAktivitete

Efiçenca energjetike mbledh në tryezë bizneset e ndërtimit

Ditën e premte, më 15 dhjetor 2017, EcoAlbania ka mbledhur së bashku në tryezën e diskutimit me temë “Efiçenca energjetike në ndërtesa” përfaqësues të bizneseve të ndërtimit, shoqatës së ndërtuesve, përfaqësues të qeverisjes qendrore dhe vendore, si dhe ekpertë të fushës. Gjatë takimit u diskutua mbi ligjet e reja për efiçencën dhe performancën e energjisë, çertifikimin energjetik të ndërtesave, përmirësimin e infrastrukturës së konsumatorëve, si dhe lehtësirat që do të kënë kompanitë e ndërtimit nga zbatimi i këtij legjislacioni.

 

CategoriesAktivitete

Loja e Energjisë me qytetarët e Tiranës

Më 6 dhjetor 2017 u zhvillua në parkun “Rinia” loja “Të njihemi më shumë me energjinë”. Qytetarë të Tiranës iu bashkuan kësaj loje ndërgjegjësuese të mbajtur nga dy organizatat EcoAlbania dhe Qendra EDEN. Loja u mendua në formën e një rrote me disa ndarje. Secila ndarje përkonte me një pyetje nga jeta e përditshme mbi përdorimin e energjisë dhe burimet e rinovueshme. Interesi i shfaqur nga kalimtarët mbi tematikat e “varfërisë energjetike” dhe përdorimin efiçent të energjisë ishte i lartë.

 

 

CategoriesAktivitete

Efiçenca energjetike dhe nismat për qytetin e Tiranës

Tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak dhe ekspertë të fushës. U zhvillua më  1 dhjetor 2017 takimi me temë “Efiçenca energjetike në qytetin  e Tiranës” me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak, si dhe ekspertë të fushës. Pjesëmarrësit u njohën me të dhënat paraprake të studimit të realizuar nga EcoAlbania dhe Qendra EDEN mbi […]

CategoriesAktivitete

“Energy Talk” me ekspertë të efiçencës së energjisë dhe të rinjve të Tiranës

Tiranë, 28 shtator 2017. Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po […]