Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Rrjetet e organizatave mjedisore publikojnë raportin për zgjedhjet: partitë politike nuk kanë në fokus mjedisin

Gjatë periudhës 20 maj – 20 qershor 2017, ne, 30 organizata mjedisore ndërmorëm një iniciativë për të vëzhguar fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017 për të studiuar dhe kuptuar ofertën politike të subjekteve pjesëmarrëse mbi çështjet që lidhen me mjedisin, mbrojtjen e tij. Mjedisi është një tërësi çështjesh që lidhen drejtpërdrejtë me faktorë bazë të jetës në planet, dhe ndikojnë po ashtu, ose në mënyrë të tërthortë në hartimin dhe zbatimin e duhur të politikave publike sektoriale dhe ndërsektoriale.

CategoriesNe Media

Monitorimi i fushatës elektorale: premtimet e kandidatëve për Tiranën

Mjedisi dhe efiçenca e energjisë në fokus. Vazhdon monitorimi i programeve dhe takimeve elektorale të partive kryesore në vend. Më poshtë gjeni një shkrim nga gazetarja Ola Mitre, mbi premtimet elektorale të disa prej kandidatëve për deputetë në listat e partive për zgjedhjet qendrore 2017.Ky shkrim është realizuar në kuadër të projektit “Së bashku-një sy […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Qëndrim i organizatave mjedisore mbi programet politike në zgjedhjet e përgjithshme 2017

Për programe të zhvillimit të qëndrueshëm në fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme 2017 Ne, 30 organizata mjedisore, të shpërndara në të gjithë vendin, po ndjekim me interes në këtë fushatë zgjedhore programet dhe angazhimet e partive politike për zhvillimin e vendit në katër vitet e ardhshme dhe vërejmë se: Si rrjedhojë, konstatojmë dhe jemi të […]

CategoriesNe Media

Gazeta Shqiptare: Platformat, ambientalisti Mato: Partitë po neglizhojnë mjedisin, asgjë për zhvillimin e gjelbër

Tridhjetë organizata mjedisore, të shpërndara në të gjithë vendin, japin alarmin se mbi 70% e partive politike të regjistruara në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, nuk kanë bërë publike programet e tyre për zhvillimin e ardhshëm ekonomik, social dhe kulturor të vendit. Ndërkohë që, në deklaratat dhe premtimet publike të liderëve të këtyre partive, neglizhohen, thuajse nuk përmenden fare, politikat mjedisore të cilat udhëheqin vendin drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në linjë me vendet e Bashkimit Evropian.