BalkanWeb: Shkencëtarët: Vlerësimi mjedisor për HEC-in e Poçemit në Vjosë, farsë
Shkencëtarë të njohur nga Austria dhe Gjermania i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësueseve të tjerë të qeverisë në lidhje me hidrocentralin e Poçemit në Vjosë. Ata kanë analizuar Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) për HEC-in e Poçemit në lumin Vjosa.Raporti i VNM-së dëshmon se projekti është në harmoni me natyrën. Megjithatë, sipas shkencëtarëve, kjo VNM është një farsë dhe nuk përmbush as standardet minimale, kështu që nuk është i duhuri për të parashikuar ndikimin mjedisor të këtj hidrocentrali. Me këtë kritikë, shkencëtarët mbështesin edhe argumentimin e shqetësimin e kolegëve të tyre nga Universiteti i Tiranës.