Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media Stop urbanizimit të PK Divjakë-Karavasta

KohaJonë: Alarmi i shoqatave mjedisore: Po dëmtohet Parku Kombëtar në Karavasta!

Rreth 17 shoqata mjedisore kanë reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes që po kryhet këto ditë në Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në një reagim për mediat, shoqatat thonë punimet e ditëve të fundit mund të prishin gjithë ekuilibrat natyrorë dhe vlerat turistike të Parkut. Shoqatat denoncojnë dhe ekzistencën e një projekti në brendësi të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta të […]

CategoriesNe Media

Banorët e Poçemit në protestë, kundërshtojnë ndërtimin e HEC-eve

Banorët e luginës së Vjosës, kryesisht nga Kuta e Mallakastrës protestuan sot në rrugën nacionale Levan-Tepelenë pranë fshatit Poçem kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Kjo nuk është protesta e parë që ata organizojnë ku me mbështetjen e organizatave mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare e kanë kundërshtuar që nga fillimi ndërtimin e […]

CategoriesNe Media

Mos Ma Prek Valbonën

#‎mosmaprekvalbonen. Është thirrja e fundit. Është një hashtag, thënë në gjuhën e rrjeteve sociale, një apel që po jehon gjithnjë e më shumë mes shqiptarësh dhe të huajsh, që e duan vërtet natyrën. Nesër, në 25 Qershor në oren 9.00 para dyerve e Ministrisë së Energjetikës në Tiranë, mbështetës të ruajtjes së thesarit të Luginës së Valbonës do të mblidhen për t’i thënë ‘ndal’ ndërtimit të 11 hidrocentraleve që janë planifikuar përgjatë këtij lumi të mahnitshëm, duke shpresuar reagim nga Qeveria Shqiptare.

CategoriesNe Media

Top Channel: “Pse kërkojmë moratorium 3 – vjeçar për Vjosën”

Të ftuar në “Wake up” Top Channel TV: Prof. Aleko Miho nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Besjana Guri nga EcoAlbania për të folur mbi kërkesën e shkencëtarëve për moratorium 3 vjeçar të HEC-eve në Vjosë. Shkencëtarët Shqiptarë dhe Evropian kundër HEC-eve. Të mbledhur së bashku për ti bërë të ditur qeverisë që ti rishikoj edhe njëherë raportet e vlerësimit në mjedisë  pasi ato ekzistuese që janë dhënë për Vjosën janë jashtë çdo standardi mjedisor.

CategoriesNe Media

Reporter.al: Studiuesit kërkojnë moratorium kundër HEC-eve në lumin Vjosë

Studiues shqiptarë dhe të huaj diskutuan për pasurinë unike të biodiversitetit të lumit Vjosë dhe i kërkuan qeverisë Shqiptare një moratorium 3-vjeçar të përdorimit të tij për hidroenergji. Rreth 50 profesorë dhe studiues nënshkruan të mërkurën një kërkesë drejtuar Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për zbatimin e një moratoriumi 3-vjeçar mbi ndërtimet në lumin Vjosë dhe degët e saj.

×