Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Kanionet e Osumit: Gjykata vendos pro anulimit të kontratës për ndërtimin e 2 HEC-eve

Një tjetër sukses i EcoAlbania-s së bashku me Federatën Shqiptare të Rafting për mbrojtjen e lumenjve në Shqipëri. Gjykata ka vulosur anullimin e kontratës për ndërtimin e HEC-eve Bigas 1, 2 dhe Veleshnje në lumin e Osumit. Gjykata administrative e Shkallës së Parë ka hedhur poshtë kërkesën e kompanisë ‘HP Bigas-Veleshnje Energy’, e cila kontestonte vendimin e ministrisë së Energjisë për anulimin e lejes koncesionare për dy hidrocentrale që kërcënonin kanionet e Osumit.