Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesMECA – Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri Raporte

Raport vlerësimi: Njohja dhe përdorimi i së drejtës Mjedisore nga aktorët lokal në Shqipëri

Ky raport paraqet një vlerësim të njohurive të aktorëve lokal në 6 qarqet (Kukës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë) mbi paketën e së drejtës së mjedisit. Gjetjet e siguruara dhe të paraqitura në studimin japin një informacion të detajuar nga realizimi i aktiviteteve nga projekti siç janë: shpërndarja e pyetësorëve mbi të cilën kanë ndihmuar në ndërtimin e bazës së të dhënave dhe analizimin e gjetjeve.

CategoriesRaporte MECA – Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri

Media dhe çeshtjet mjedisore në Shqipëri

Ky raport përbën një analizë mbi mbulimin mediatik të çështjeve mjedisore në Shqipëri. Në të tregohet sa dhe si janë raportuar pesë ngjarjet mjedisore më të rëndësishme të pesë viteve të fundit ku prapa të cilave qëndronin, kryesisht kontrata koncesionare për shfrytëzimin e burimeve natyrore të mbështetura mbi praktikat e Partneritetit Publik Privat (PPP).

CategoriesAktivitete MECA – Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri

Prezantohet raporti: Media dhe çështjet mjedisore në Shqipëri

EcoAlbania organizoi konferencën me temë: “Media dhe çështjet mjedisore në Shqipëri” gjatë të cilit prezantoi raportin me të njëjtin titull. Të pranishmit, OShC mjedisore, gazetarë, media dhe qytetarë aktivistë u njohën me analizën e 5 çështjeve të rëndësishme mjedisore, duke u përqendruar në kontributin e medias në raportimin dhe zgjidhjen e tyre

CategoriesAktivitete MECA – Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri

Përmbyllet seria e workshopeve me gazetarë dhe organizata mjedisore në 5 qarqe të vendit

Një seri workshopesh janë organizuar nga EcoAlbania në 5 qarqe të vendit me fokus raportimin e çeshtjeve mjedisore në median kombëtare dhe lokale. Gjatë takimeve të organizuara në periudhën Mars – Qershor 2019 është prezantuar draft – studimi “Media dhe çështjet mjedisore në Shqipëri”, i cili analizon 5 problematika të rëndësishme mjedisore, duke u përqendruar në kontributin e medias në raportimin dhe zgjidhjen e tyre