ENGONA- Rrjeti i OSHC-ve mjedisore në Shqiperi
Projekti ENGONA- Rrjeti i OSHC-ve mjedisore në Shqiperi, synon të mbledhë së bashku OSHC-të që ndajnë interesa të njëjta lidhur me mbrojtjen e mjedisit.
Projekti ENGONA- Rrjeti i OSHC-ve mjedisore në Shqiperi, synon të mbledhë së bashku OSHC-të që ndajnë interesa të njëjta lidhur me mbrojtjen e mjedisit.
Në vijim të veprimtarisë lobuese dhe advokuese për përmirësimin e legjislacionit për koncesionet e HEC-eve në Shqipëri, Eco Albania ka vijuar me zhvillimin e forumeve lokale me Organizatat Shoqërisë Civile, Njësitë e Qeverisjes Vendore, ekspertë dhe autoritetet lokale mjedisore.
Më datë 23 Qershor 2018 u zhvillua takimi i dytë në Tepelenë, me pjesëmarrës organizatat lokale mjedisore, ekspertë të mjedisit, përfaqësues të Bashkive Tepelenë dhe Memaliaj, DRM Gjirokastër, Prefektura e Qarkut Gjirokastër, gazetarë, etj.
EcoAlbania po zbaton projektin AKTIV II, i cili realizohet në kuadër të programit LëvizAlbania me mbështetjen financiare të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri.
Një shkrim i thelluar i realizuar nga gazetarja Fatjona Mejdini, sjell në vëmendje kauzën “Vjosa pa diga” dhe betejën e banorëve të prekur nga hidricentrali i Pocemit në Vjosë. Në ketë shrim do të gjeni qëndrimet e disa prej banorëve të prekur si dhe opinionet e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare mbi rëndësinë Vjosës si një ekosistem unik në Evropë.
Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në fshatin Kutë, të bashkisë Mallakastër, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z. Christoph Graf, shefi i zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Claus Neukirch si dhe eksperti për çështje të demokracisë direkte, z. Andreas Gross, së bashku me kryetarin e Bashkisë ,z. Agron Kapllanaj, u interesuan për nismën e ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për ndërtimin e HEC- Poçem.