Reporter.al: Parlamenti Europian i kërkon qeverisë krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës
Organizatat mjedisore kanë përshëndetur rezolutën e PE-së për progresin e Shqipërisë në vitin 2016, ku i kërkohet qeverisë së kryeministrit Edi Rama pezullimi i projekteve energjetike dhe krijimi i Parkut Kombëtar të Vjosës. Në rezolutën e PE-së për Shqipërinë shprehet shqetësim mbi politikën energjetike të ndjekur nga qeveria për ndërtimin e hidrocentraleve dhe i sugjerohet Tiranës të marrë në konsideratë ndërtimin e parkut të Vjosës, në të gjithë gjatësinë e lumit, si dhe braktisja e projekteve për të ndërtuar hidrocentrale në rrjedhën e tij.