Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Mos Ma Prek Valbonën

#‎mosmaprekvalbonen. Është thirrja e fundit. Është një hashtag, thënë në gjuhën e rrjeteve sociale, një apel që po jehon gjithnjë e më shumë mes shqiptarësh dhe të huajsh, që e duan vërtet natyrën. Nesër, në 25 Qershor në oren 9.00 para dyerve e Ministrisë së Energjetikës në Tiranë, mbështetës të ruajtjes së thesarit të Luginës së Valbonës do të mblidhen për t’i thënë ‘ndal’ ndërtimit të 11 hidrocentraleve që janë planifikuar përgjatë këtij lumi të mahnitshëm, duke shpresuar reagim nga Qeveria Shqiptare.

CategoriesNe Media

Top Channel: “Pse kërkojmë moratorium 3 – vjeçar për Vjosën”

Të ftuar në “Wake up” Top Channel TV: Prof. Aleko Miho nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Besjana Guri nga EcoAlbania për të folur mbi kërkesën e shkencëtarëve për moratorium 3 vjeçar të HEC-eve në Vjosë. Shkencëtarët Shqiptarë dhe Evropian kundër HEC-eve. Të mbledhur së bashku për ti bërë të ditur qeverisë që ti rishikoj edhe njëherë raportet e vlerësimit në mjedisë  pasi ato ekzistuese që janë dhënë për Vjosën janë jashtë çdo standardi mjedisor.

CategoriesNe Media

Reporter.al: Studiuesit kërkojnë moratorium kundër HEC-eve në lumin Vjosë

Studiues shqiptarë dhe të huaj diskutuan për pasurinë unike të biodiversitetit të lumit Vjosë dhe i kërkuan qeverisë Shqiptare një moratorium 3-vjeçar të përdorimit të tij për hidroenergji. Rreth 50 profesorë dhe studiues nënshkruan të mërkurën një kërkesë drejtuar Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për zbatimin e një moratoriumi 3-vjeçar mbi ndërtimet në lumin Vjosë dhe degët e saj.

CategoriesNjoftime për shtyp

Shkencëtarët kritikojnë projektet e digave në Vjosë

++Shkencëtarët nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania kërkojnë moratorium për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin e fundit të egër në Evropë dhe një periudhë 3 vjecare studimesh++ Tiranë,  8 Qershor 2016. Në datat 8 deri më 10 qershor, ekspertët ndërkombëtar nga Universiteti i Vjenës, Agjencisë Federale të Mjedisit në Austri, Instituti i Leibniz i Ekologjisë së […]

CategoriesNe Media

‘Vjosa’ triumfon në Festivalin e Filmit Mjedisor 2016

Çmimi për Filmin më të Mirë të Gjatë në festivalin ndërgjegjësues të filmit mjedisor 2016 në Shqipëri e fitoi realizimi slloven për mbrojtjen e lumit të vetëm të egër të Europës, Vjosës. Tre ambientalistë sllovenë rrëmbyen çmimin e parë në kategorinë e filmit më të mirë të gjatë, të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri, ku konkurruan 56 filma nga 29 vende të ndryshme të botës.

CategoriesNe Media

Reporter.al: Lufta për ‘zemrën blu’ të Alpeve shqiptare

Projektet e shumta hidroenergjetike kërkojnë të fusin në tub lumin e egër të Valbonës dhe përrenjtë e shumtë malorë që e ushqejnë atë, duke vënë në rrezik mjedisin dhe të ardhurat e gjeneruara nga turizmi. Lumi i Valbonës është një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm të Alpeve Shqiptare, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë, ujvara dhe kanione piktoreske, të cilat tërheqin çdo vit dhjetra-mijëra turistë të huaj dhe vendas.

×