Studim nga Bankwatch mbi ndikimet e hidrocentraleve të vegjël të financuara nga Evropa në peizazhet e pacënuara të Ballkanit
Shqipëria e prodhon të gjithë energjinë elektrike të saj nga hidrocentralet.11 Që nga qershori 2017, 177 hidrocentrale janë në punë e janë licensuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE); 43 hidrocentrale janë në ndërtim e sipër dhe 364 të tjerë janë planifikuar nga Ministria e Energjisë.
Nga vizitat në terren në hidrocentralet e Rrapunit dhe Tërnovës, të zhvilluara në fillim të Qershorit 2017 është konstatuar një mungesë pothuajse e plotë e zbatimit të monitorimit nga ana e autoriteteve shqiptare. Të dy këto projekte janë financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në të dyja rastet dëmtimet në mjedis janë shoqëruar edhe nga pakësimi i ujit të përdorshëm për banorët e zonave ku këto HEC-e janë ndërtuar. Infrastruktura mbështetëse si rrugët e aksesit kanë shkaktuar një dëmtim të mëtejshëm të këtyre mjediseve natyrore.
Për materialin e plotë ju lutemi klikoni [su_button url=”https://ecoalbania.orgv2/wp-content/uploads/2017/12/broken_rivers_web_ALfixed-2.pdf” style=”soft” background=”#63a840″ size=”4″ radius=”20″ text_shadow=”0px 0px 0px #000000″]Shiko & Shkarko[/su_button]