Top Channel: Protesta kundër ndërtimit të HEC-ve mbi Valbonë

Kronikë e përgatitur nga Top Channel

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan paralelisht në Tiranë dhe Bajram Curri, kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës. 

Në protestën para kryeministrisë, ata i kërkuan kryeministrit Rama të anulojë kontratat koncensionare dukë shpëtuar kështu zhvillimin e turizmit në parkun kombëtar të Valbonës.

Zërit të qytetarëve iu bashkua edhe deputeti I partisë socialiste Besnik Bare, i cili thotë se në zona të mbrojtura nuk lejohet ndërtimi i HEC-eve. Sipas zotit Bare qeveria duhet të gjejë një mundësi për të zgjidhur këtë çështje në bashkëpunim me investitorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *