Ne Media

Nisma për ndryshmie në ligjin e koncesioneve për HEC-et në media

Organizatat mjedisore kombëtare dhe lokale së bashku me ekspertë të ligjit dhe të mjedisit kanë ndërmarrë nismën ligjore qytetare për ndryshime në paketën ligjore të koncesioneve për HEC-et. Ata kanë bërë një analizë thellë të planeve, strategjive dhe legjislacionit kombëtar të 4 sektorëve: atë të energjisë, turizmit, mjedisit dhe ujit, në frymën e përafrimit të tyre me legjislacionin e BE. Një draft me disa rekomandime për amendime në legjislacionin ekzistues është përgatitur dhe konsultuar me palët e interesuara gjatë forumeve lokale dhe atij kombëtar. 

Disa prej propozimeve konkrete të diskutuara në forumin kombëtar i gjeni në intervistat më poshtë në Ora News, Scan TV, Klan Plus dhe FaxNews nga ekspertja ligjore Elvana Tivari, Drejtori EcoAlbania-s Olsi Nika dhe përgjegjësja e komunikimit Besjana Guri.