Fitues alternativë të çmimit Nobel mbështesin kauzën Vjosa Park Kombëtar

Kohët e fundit, dhjetë fitues të Çmimit Alternativ Nobel – përfshirë Profesorin e mirënjohur Dr. Michael Succow – i drejtuan dhe nënshkruan një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Presidentit shqiptar Ilir Meta dhe disa përfaqësuesve të BE, duke u kërkuar këtyre politikanëve udhëheqës të mbrojnë lumin Vjosa dhe të fillojnë përgatitjet për ta shpallur atë “Parkun e parë Kombëtar të një Lumi të egër në Evropë”. Më konkretisht, ata u bëjnë thirrje politikanëve të ruajnë të gjithë luginën e lumit, duke përfshirë degët e saj dhe që mbrojtjet e parkut kombëtar t’i përmbahen standardeve të IUCN.

Nënshkruesit e letrës përfshijnë:

  • Prof. em. Dr. Michael Succow (Right Livelihood Award 1997)
  • Angie Zelter for Trident Ploughshares, UK, Right Livelihood Award 2001
  • András Biró, Hungary, Right Livelihood Award 1995
  • Raúl Montenegro, Argentina, Right Livelihood Award 2004
  • Bianca Jagger, Nicaragua, Right Livelihood Award 2004
  • Anwar Fazal, Malaysia, Right Livelihood Award 1982
  • Maude Barlow, Canada, Right Livelihood Award 2005
  • Tony Rinaudo, Australia, Right Livelihood Award 2018
  • Martin von Hildebrand for Consolidation of the Amazon Region (COAMA), Colombia, Right Livelihood Award 1999
  • Jean Bellini for Comissão Pastoral da Terra (CPT), Brazil, Right Livelihood Award 1991

Kjo letër është vetëm një pjesë e lëvizjes ndërkombëtare që kërkon shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar”. Të njohur si Leonardo DiCaprio dhe Ellie Goulding kanë përdorur platformat e tyre sociale për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reaguar për këtë çështje dhe kështu kanë bërë qindra të tjerë.

Falënderimet shkojnë për secilin prej fituesve të Çmimit Alternativ Nobel për mbështetjen e tyre në këtë kauzë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të shumë të tjerëve.