New York Times liston Vjosën si një nga destinacionet më të mira natyrore për 2023

New York Times, në një artikull të botuar për destinacionet për t’u vizituar në vitin 2023, ka renditur edhe lumin Vjosa, duke e renditur në vendin e 8-të. Në këtë publikim, Vjosa cilësohet si një nga destinacionet më të mira natyrore për t’u vizituar në vitin 2023, duke përmendur se së shpejti do të jetë parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë.


Fushata për mbrojtjen e Vjosës ka tërhequr prej vitesh vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe Vjosa, si lumi i fundit i egër në Evropë, është një nga vendet më të dëshiruara për t’u vizituar nga turistët dashamirës të natyrës. Me shpalljen e tij si park kombëtar, është e kuptueshme që do të fitojë një patentë që do të plotësojë tablonë e saj turistike.