New York Times liston Vjosën si një nga destinacionet më të mira natyrore për 2023

New York Times në një artikull të publikuar mbi destinacionet për tu vizituar në 2023, ka listuar edhe lumin Vjosa, duke e renditur atë të 8-in. Në këtë publikim Vjosa cilësohet si një nga destinacionet më të mira natyrore për tu vizituar në 2023, duke përmendur se së shpejti do të jetë edhe parku i parë kombëtar i një lumi të Egër në Evropë. 

Fushata për mbrojtjen e Vjosës, prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe Vjosa si lumi i fundit i egër i Evropës është një nga vendet më të dëshiruara për tu vizituar nga turistët natyrë-dashës. Me shpalljen e tij si park kombëtar, është e kuptueshme që do të fitojë një patentë që do e plotësojë tablonë e saj turistike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *