1 mars 2024, Mengël, Elbasan. Nxënësit e shkollës “Sulejman Rrançi” në Mengël, mësuan më shumë rreth gazrave në atmosferë dhe eksperimentuan për të zbuluar se si bimët shpërndajnë oksigjenin në planetin Tokë përmes procesit të mrekullueshëm të fotosintezës.
Gjatë kësaj eksperience, nxënësit morën pjesë në një eksperiment praktik për të studiuar pigmetet bimore, veçanërisht klorofilin, duke ekstraktuar atë nga gjethe të gjelbërta dhe të freskëta. Gjethet e grira u trajtuan me alkool dhe më pas u vëzhgua me kujdes ndarja e pigmenteve në letër filtruese. Kjo ndihmoi në evidentimin e ngjyrave dhe në vërejtjen e bandave të ndryshme të pigmenteve klorofilike.
Përmes këtij eksperimenti, nxënësit jo vetëm thelluan kuptimin e proceseve si fotosinteza, por gjithashtu zhvilluan një kuptim më të thellë për bukurinë dhe kompleksitetin e natyrës. Kjo përvojë i frymëzoi ata për të kuptuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur dhe kujdesur për natyrën. Nxënësit u impresionuan nga lidhja e ngushtë midis bimëve dhe cilësisë së ajrit , duke theksuar se fotosinteza është jetike për të mbajtur ekosistemin tonë të qëndrueshëm.