Mbahet seanca e parë gjyqësore për HEC Poçem

Vjosa-pocemi-ecoalbania-birn
Lumi Vjosa. (c) R. Dorozhani

Tiranë, 09.02.2017. U mbajt seanca e parë përgatitore e çeshtjes së hidrocentralit të Poçemit në Gjykatën Administrative të shkallës së pare.

Organizatat mjedisore EcoAlbania, RiverWatch, EuroNatur dhe 38 banorë të prekur nga ndërtimi i HEC-it në dhjetor të vitit të shkuar çelën procesin gjyqësor në Gjykatën Administrative kundër ndërtimit të HEC-it të Poçemit në Vjosë.  Pas shtyrjes së seancës së parë përgatitore, seanca e rradhës e planifikuar më datë 9.02.2017, u realizua me sukses. Përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së mjedisit ishin prezent në këtë seancë ku u bë e mundur dhe paraqitja e provave plotësuese. Përfaqësues të UNDP në Shqipëri vëzhguan seancën e parë, ndërsa në seancat në vazhdim edhe institucione të tjera ndërkombëtare, si: OSCE, Delegacioni Evropian etj, do të ndjekin vijueshmërinë e procesit.

Një nga provat e paraqitura nga Ministria e Energjisë ishte dhe kontrata koncesionare për HEC Poçem, e lidhur mes Ministrisë së Energjisë dhe kompanisë “Kovlu Energy”, një bashkim i kompanive” “Çinar San” dhe “Ayen Enerji”. Kjo provë e rëndësishme ishte mohuar më parë nga Ministria e Energjisë edhe pse palët paditëse e kishin kërkuar në rrugë zyrtare.

Gjykatësi vendosi që në seancën e rradhës, e cila të mbahet më 22 shkurt 2017, ora 12:30, do të thirret si palë e tretë dhe kompania “Kovlu Energy” si një nga palët në kontratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *